Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
    Startup-i hapësinor dëshiron të dorëzojë porositë kudo në botë brenda 1 ore
    9 Tetor, 2025
    Duket se Apple ka përzgjedhur drejtuesin e ri të kompanisë që do të zëvendësojë Tim Cook
    7 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
    DARPA arrin të transmetojë energji pa tela në një distancë prej 8.6 km
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
    Sony feston 30 vjetorin e PlayStation me një libër fotografish që kushton deri në $325
    30 Shtator, 2025
    Prezantohet zyrtarisht arritja e marrëveshjes mes EA dhe Silver Lake, PIF, Affinity Partners për $55 miliardë
    30 Shtator, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
    Seletti: Nga llampat në formë bananesh tek bashkëpunimet artistike që riformësuan dizajnin bashkëkohor
    3 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung Galaxy Z Fold5, Z Flip5, Watch6 Classic & Tab S9 Ultra, pas dy javësh
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung Galaxy Z Fold5, Z Flip5, Watch6 Classic & Tab S9 Ultra, pas dy javësh
Tech

Samsung Galaxy Z Fold5, Z Flip5, Watch6 Classic & Tab S9 Ultra, pas dy javësh

Last updated: 29 Gusht, 2023 1:44 pm
Ndaj
15 Min lexim

Dy javë më parë, isha në zemrën e Seulit, Korenë Jugore, në ngjarjen elektrizuese të prezantimit të Samsung-ut, ku pata mundësi të shoh nga afër Samsung Galaxy Fold5, Galaxy Flip5, Watch6 Classic dhe Tab S9 Ultra. Këto dy javë të fundit kanë qenë një pune e gjatë testimi dhe eksplorimi, ku kam vënë nën vëzhgim performancën dhe përshtatshmërinë e tyre në skenarë të ndryshëm. Në mënyrë të veçantë, Samsung Z Flip5 mori qendrën e vëmendjes sime duke u kthyer në telefonin tim kryesor, pasi arriti lehtësisht të ndërthur në mënyrë perfekte stilin me performancën. 

Contents
Samsung Galaxy Z Fold5Samsung Galaxy Z Flip5 Samsung Galaxy Watch6 Classic Samsung Galaxy Tab S9 Ultra

Samsung Galaxy Z Fold5

Z Fold5 vjen në një formë më të hijshme dhe më të lehtë, duke i dhënë lamtumirën hapsirës së menteshës që ekzistonte dikur. Ndërsa pajisjet e tjera të palosshme mund të kenë mentesha më të buta dhe më të lehta, mentesha e re e Samsung dallohet për strukturën e saj solide. Kjo menteshë siguron pozicionim të sigurt në mes të palosjeve, gjë që vura re se ishte për të parandaluar hapjen ose mbylljen e papritur gjatë proceseve të palosjes dhe shpalosjes. E ndërtuar me kornizën e fortë të aluminit Armor të Samsung, të dy panelet e përparme dhe të pasme janë të pajisura me Gorilla Glass Victus 2. Gjithashu pasija ka një vlerësim IPX8 rezistent ndaj ujit që do të thotë se mund të zhytet plotësisht në ujë. Gjatë gjithë përdorimit tim gjatë javëve të fundit, kam vëzhguar me kënaqësi elasticitetin e pajisjes. Veçanërisht, të dy ekranet të cilat nuk kanë asnjë gërvishtje, si dhe korniza e aluminit e cila ka arritur të ruajë gjendjen e saj perfekte edhe në mungesë të një kaseje mbrojtëse. 

Z Fold5 vjen në një gamë ngjyrash të zbehta dhe të pastra, duke përfshirë ngjyrën “Krem”, “Blu e akullt” dhe “E zezë e tejdukshme”, të gjitha të zbukuruara me një përfundim mat delikat, e cila jo vetëm që shton estetikën e telefonit, por gjithashtu më la mjaft të kënaqur me aftësinë e tij për të shmangur shenjat e gishtërinjve, duke e bërë telefonin të duket i qartë dhe i pastër edhe pas përdorimit të gjatë. Pajisja ka një ekran të brendshëm 7.6 inç dhe një ekran të përparmë 6.2 inç. Kjo siguroi një përvojë dinamike, duke më lejuar ta përdor pajisjen edhe si një telefon dhe si një  tablet kur ishte e nevojshme. 

Mungesa e hapsirës tek mentesha e bën më të lehtë futjen dhe nxjerrjen e telefonit nga xhepi, gjë e cila e bën më të mirë përvojën me telefonin. 

Të dy ekranet e Galaxy Z Fold5 janë të pajisura me ekranet AMOLED 2X të Samsung, duke ofruar një spektër ngjyrash të gjalla dhe një spektër ngjyrash të zeza të pasura e të thella. Duke pasur një ritëm rifreskimi prej 120Hz, këto ekrane jo vetëm që kanë reagim jashtëzakonisht të shpejt ,por janë edhe përshtatëse, duke përshtatur përdorimin në mënyrë inteligjente midis 1-120 Hz për të optimizuar konsumin e energjisë. Në brendësi të pajisjes qëndron një ekran i palosshëm 7,6 inç, me rezolucion prej 1812 x 2176. Me një modalitet të lartë ndriçimi që arrin deri në 1200 nits, dukshmëria mbetet optimale edhe në mjedise me ndriçim të lartë. Samsung ka përmirësuar gjithashtu ndriçimin maximal së pikselave, duke fuqizuar telefonin që të japë raporte të larta kontrasti dhe të ndriçojë pjesët  kryesore deri në një sasi mbresëlënëse prej 1750 nits, gjatë përdorimit të suportit HDR. Në përvojën time, e gjeta funksionin e ekranit të ndarë të jetë jashtëzakonisht komod dhe i përshtatshëm për përdoruesit, veçanërisht pas një periudhe të shkurtër njohjeje. Z Fold5 mundëson funksionimin e njëkohshëm të deri në tre aplikacione dhe procesi i kalimit midis këtyre aplikacioneve është intuitiv dhe i lehtë për këdo. 

Samsung Galaxy Z Flip5 

Nocioni se madhësia nuk ka rëndësi kundërshtohet nga Galaxy Z Flip5 i ri, si nga këndvështrimi i Samsung ashtu edhe nga i imi. Me pajisjet e tjera me menteshë të palosshme që shfaqën ekrane mbuluese gjithnjë e më të mëdha në vitin 2023, ishte thelbësore që Samsung t’i jepte një shtysë serisë së saj Flip për të qëndruar konkurrues. 

Galaxy Z Flip5 i fundit ka pësuar ndoshta transformimin më të rëndësishëm brenda linjës së fundit të pajisjeve të Samsung, kryesisht për shkak të përfshirjes së një ekrani të jashtëm që zë një pjesë të konsiderueshme të panelit të kapakut të telefonit. Pavarësisht se ruan të njëjtin dizajn me tehe katrore, Z Flip5 ofron një avantazh të dallueshëm ndaj paraardhësve të tij – një mekanizëm të ri të menteshës. Duke adoptuar një dizajn menteshë që palos ekranin në formën e një “pikëze uji”, dizanj që prodhuesit e tjerë të pajisjeve “Flip” kanë përdorur prej kohësh, Samsung më në fund ka arritur të mundësojë që Z Flip5 të mbyllet me një boshllëk minimal ose aspak të dukshëm, duke rezultuar në një profil më të hollë në krahasim me paraardhësin e tij, duke matur 15.1 mm në trashësi. Për më tepër, pavarësisht dizajnit të ri të menteshës, Samsung ka arritur të ruajë funksionin Flex Mode, duke u mundësuar përdoruesve të mbajnë telefonin hapur në kënde të ndryshme për përdorime të tilla si videocalls, selfie, shikim videove etj. Në tërësi, Z Flip5 prezantohet si një pajisje estetikisht e këndshme që tërheq vëmendjen e kujdo në mënyrë të pamohueshme. Kam hasur raste të shumta kur më janë afruar individë kureshtarë, të intriguar nga dizajni i tij dallues, duke më bërë pyetje për telefonin. 

Një përmirësim i dukshëm është ndriçimi maksimal, që tani arrin 1750 nits. Edhe pse nivele të tilla ndriçimi mund të mos nevojiten shpesh, ekrani mbetet mjaft i dukshëm në rrethana të ndryshme, edhe nën rrezet e diellit. Megjithatë, mbrojtësi i para-instaluar i ekranit PET në telefon tenton të reflektojë dritën në një farë mase, duke shkaktuar potencialisht sfida të dukshmërisë nën rrezet e diellit direkte. Megjithatë, në pjesën më të madhe, nuk kam hasur vështirësi në shikimin e përmbajtjes gjatë lëvizjes. 

Ndërsa specifikimet e kamerave të Z Flip5 mbeten të pandryshuara nga modeli i vitit të kaluar, Samsung shprehet që aftësitë e chipsetit të ri duhet të rezultojnë në një përpunim fotografish të përmirësuara dhe në një performancë më të mirë në kushte me dritë të ulët. Bazuar në përvojën time personale, performanca e kamerës së telefonit prodhon imazhe që janë plotësisht të kënaqshme, me detaje të mjaftueshme, riprodhim të saktë të ngjyrave dhe një gamë dinamike që kërkon modifikim minimal përpara se të shpërndahet në Instagram. Për më tepër, duket se ka një përmirësim në shpejtësinë e shkrepjes së fotove, një ngjashmëri që kam vërejtur gjithashtu në performancën e kamerës së Galaxy Z Fold5. 

Samsung Galaxy Watch6 Classic 

Unë kam qënë duke përdorur versionin e madh 47 mm të Galaxy Watch6 Classic, dhe megjithëse herë pas here paraqiste sfida të rehatisë nën mëngë të caktuara, nuk më ka shkaktuar ndonjë problem të rëndësishëm. Me një peshë prej 85 gram, Galaxy Watch6 Classic është pak më e rëndë sesa Google Pixel Watch, megjithatë nuk e kam pasur problem ta vesh atë gjatë gjumit. Gjurmimi i gjumit është një përmirësim i madh që Samsung i ka bërë kësaj ore. Unë mbaj lloje të ndryshme të orëve, duke përfshirë orët inteligjente, por vetëm disa janë mjaftueshëm të rehatshme për përdorim të vazhdueshëm. Galaxy Watch 6 Classic ka qenë në kyçin tim që kur e kam marrë dhe mezi e kam hequr. Niveli i rehatisë është një aspekt jetik pasi nëse një orë nuk mund të vihet, ajo humbet qëllimin e saj. 

Rripi standard është mbresëlënës dhe dizajni i përgjithshëm i Galaxy Watch6 Classic bie në sy. Më tërhoqi veçanërisht këllëfi i argjendtë dhe rripi i bardhë për pamjen e saj elegante dhe moderne. Edhe pse versioni i zi që shqyrtova është më i nënvlerësuar, veçoritë tërheqëse të orës mbeten të spikatura, të tilla si përfundimi i lëmuar dhe mat, korniza rrethore dhe shkëlqimi i kristalit të safirit. Një pikë kryesore është rikthimi i kornizës rrotulluese, e cila mungonte në serinë Galaxy Watch5. Kjo veçori ikonë e Samsung përmirëson përvojën e përdoruesit. Rrotullimi i kornizës me gishtin tregues për të lundruar në menu është sa i thjeshtë dhe intuitiv. Lëvizja e saktë thjeshton lundrimin në krahasim me një korrnizë rrotulluese, duke e bërë atë një sukses ergonomik. 

Ora gjithashtu pa përmirësime të rëndësishme në gjurmimin e shëndetit, veçanërisht në gjurmimin e gjumit. Sistemi i gjurmimit të gjumit ofron një rezultat të përgjithshëm të gjumit (Sleep Score), detaje mbi kohëzgjatjen e gjumit, fazat, nivelet e oksigjenit në gjak, temperaturën e lëkurës dhe gërhitjen. Ky informacion disponohet në pllakën e orës dhe në aplikacionin Samsung Health. Kryerja e një elektrokardiograme (EKG) me Galaxy Watch6 Classic zgjat vetëm 30 sekonda dhe ju njofton menjëherë për çdo shenjë të fibrilacionit atrial. Rezultatet më pas ruhen në aplikacionin Samsung Health. Në mënyrë të ngjashme, përdorimi i veçorisë Body Composition kërkon një kohë të ngjashme. Kjo veçori paraqet të dhëna në lidhje me muskujt skeletorë, yndyrën e trupit dhe ujin e trupit, së bashku me llogaritjen e indeksit të masës trupore (BMI) dhe shkallës metabolike bazale (BMR). Edhe pse Body Composition ka të ngjarë të jetë më i dobishëm në shkallë universale, veçoria e EKG-së është më e përshtatshme për individët me kushte specifike mjekësore dhe përdorimi i saj duhet të përfshijë konsultimin me mjekun. 

Samsung Galaxy Tab S9 Ultra

Karakteristika ime kryesore e preferuar e Tab S9 Ultra është ekrani i tij. Nuk është vetëm madhësia e madhe që ndihmon në kryerjen e shumë detyrave, por edhe qartësia dhe raporti i pamjes së ekranit bien në sy. Megjithëse zakonisht nuk shpenzoj shumë kohë duke ndjekur shfaqje ose filma në një tablet, cilësia e imazhit të mprehtë dhe të gjallë të ekranit AMOLED më ka tërhequr vëmendjen edhe kur jam duke punuar. Tab S9 Ultra krenohet me një raport përmasash pamjeje 16:10, që do të thotë se kur shikoni shfaqje ose filma, nuk ka kuti të zeza në krye dhe në fund të ekranit. Ky raport i përmasave siguron që përmbajtja të zërë të gjithë ekranin. Tipari Vision Booster, i cili rregullon ndriçimin bazuar në dritën e ambientit, ruan ngjyrat në nivele të qëndrueshme. 

Një arsye tjetër që kam filluar ta përdor tabletin për më shumë konsum mediatik, përveç punës, është cilësia e tij mbresëlënëse e zërit. Katër altoparlantët stereo me mbështetje Dolby Atmos jo vetëm që ofrojnë volum të lartë, por gjithashtu ofrojnë audio të qartë dhe të thellë, veçanërisht në skenarë me zhurmë. Shpejtësia e ndryshueshme e rifreskimit të ekranit, e cila varion nga 60 Hz në 120 Hz bazuar në përdorimin në fjalë, kontribuon në një përvojë të këndshme. Gjithashtu gjatë veprimeve si lëvizja nëpër faqe web-i të gjata ose dokumente, nuk kam vërejtur ndonjë vonesë. 

Jetëgjatësia e baterisë ka qenë e jashtëzakonshme me Tab S9 Ultra, e cila është e pajisur me një bateri 11,200 mAh. Samsung pretendon se mund të zgjasë deri në 16 orë me një karikim të plotë. Edhe pse nuk e kam gjurmuar saktësisht kohën, mund të dëshmoj se më është dashur vetëm ta karikoj njëherë në disa ditë me përdorim të përzier. Pavarësisht nëse jam duke punuar me shumë aplikacione të hapura ose duke shijuar filma me tabletin anash, jetëgjatësia e baterisë nuk ka qenë shqetësim. 

Brenda, Tab S9 Ultra përmban Snapdragon 8 Gen 2 të Qualcomm për Galaxy, e cila është e njëjta pajisje që gjendet në serinë Galaxy S23 të Samsung dhe pajisjet e palosshme si Z Fold5 dhe Z Flip5. Ky procesor është optimizuar nga Samsung në bashkëpunim me Qualcomm për të ofruar performancë superiore për përdorime si lojërat dhe multitasking. Tableti mbështet multitasking duke përdorur mjete standarde Android, të plotësuara nga përmirësimet One UI të Samsung. Kjo do të thotë që mund të ekzekutoni dy aplikacione krah për krah, të përdorni një aplikacion të tretë në një dritare pop-up, dhe madje të kopjoni dhe transferoni përmbajtje midis aplikacioneve. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme IFA 2023: Dolby prezanton një inovacion të ri që do të vijë në të gjithë TV TCL
Tjetra IFA 2023: Acer prezanton biçikletën e parë elektrike me AI

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
Tech
10 Tetor, 2025
Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
Apps
9 Tetor, 2025
Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
Tech
9 Tetor, 2025
WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
Apps
9 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Samsung rrëmben 61 çmime në iF Design Awards 2020

10 Shkurt, 2020
Tech

Google do t’ju lejojë të zgjidhni burimet tuaja të preferuara që do të shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit

13 Gusht, 2025
Tech

Kina prezanton një SSD me përmasa sa një kartë SIM dhe me shpejtësi të larta

17 Gusht, 2025
Tech

Kjo është kamera më e madhe në botë me një lente të gjerë 5 metra

18 Tetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?