Sipas informacioneve që vijnë nga një person i besueshëm, Ice universe, Samsung do të prezantojë Galaxy Watch4 dhe Watch Active4 në çerekun e dytë të këtij viti.
Me sa duket nuk do të kete Galaxy Watch Active3 dhe në emërtim do të përdoret 4 në mënyrë që të dy produktet të përfshihen në një seri.
Deri më sot leaks flasin për një zëvëndësim të sistemit operativ Tizen OS me Android Wear OS për serinë Watch4.
Këto produkte do të shtojnë shërbimin e monitorimit të sheqernave në gjak. Kjo gjë do të arrihet falë përdorimit të metodës Raman të spektroskopisë, të zhvilluar me MIT, e cila do të jetë në gjendje të monitorojë nivelin e glukozës në gjak.
Ne prisnim që Samsung t’i publikonte këto smartphone bashkë me Galaxy Note 21, Z Fold3 dhe Z Flip 3 në fund të verës, por Q2 nënkupton se këto produkte do tw vijnë jo më vonë se qershori.