Ndërsa bota përpiqet të adaptojë teknologjinë e gjeneratës së 5-të të komunikimit pa kabull, Samsung diskuton gjeneratën e 6-të.
Ditën e mërkurë Koreanët publikuan një raport mbi vizionin e tyre për 10 vitet e ardhshme.
“Ndërsa është ende shumë e rëndësishme të punojmë për të siguruar suksesin komercial të 5G në vitet e ardhshme, besojmë se është koha e duhur për tu përgatitur për 6G.”
Në këtë raport Samsung thekson cilat infrastruktura do të bëhen realitet, mes tyre koncepte si ekranet holografike dhe XR kjo e fundit do të kombinojë realitetet viruale, augumented dhe ato të përzjera, me pak fjalë syzet inteligjente.
Të dyja koncepte që kanë nevojë për proçesim masiv të dhënash në shpejtësi marramendëse, qarkullimin e tyre dhe vonesë ekstremisht të ulët.
6G duhet të ofrojë infrastrukturë të paktën 50 herë më të mirë se 5G, duke filluar me shpejtësi shkarkimi të paktën 1000 Gbps.
Vonesa e transmetimit duhet të bjerë nën 100 mikro sekonda, ndërsa end-to-end më pak se 1ms.
Ndër benefitet e kësaj gjenerate do të jetë edhe jetëgjatësia e baterisë, por edhe konsumi i energjisë do të përgjysmohet si për aparatin por edhe rrjetin.
Dhe së fundmi mos prit ta shohësh 6G vërdallë edhe për 8 vjet të tjera.
“Ne presim plotësimin e standarit 6G dhe versionin më të herët të komercializimit të tij, të ndodhë aq herët sa 2028, përdorimi masiv mund të ndodhë në 2030″ thotë Samsung.