Prodhuesi i orave luksoze, Richard Mille, ka prezantuar orën më të hollë mekanike në botë të quajtur RM UP-01 Ferrari, me vlerë $1.8 milionë.
Sipas Richard Mille ora RM UP-01 Ferrari është vetëm 1.75mm e trashë. Thjeshtë për krahasim, një Apple Watch Series 7 është 10.7mm e trashë. Në website tregohet se ora është krijuar nga 90% titanium i gradës së 5-të, 6% alumin dhe 4% vanadium.
Për të krijuar këtë orë u deshën më tepër se 6,000 orë pune në laborator. Ky dizajn është testuar për të arritur nivelet optimale rigoroze të fortësisë, pasi ora mendohet të jetë në gjendje të përballojë 5,000 g dhe është rezistente ndaj ujit deri në 10 metra. RM UP-01 Ferrari ka arritur t’i marrë vendin e parë Octo Finnissimo Ultra (1.88mm) të Bulgari për hollësinë e saj.
Ora mekanike duhet të kurdiset rregullisht, dhe ka një rezervë fuqie rreth 45 orë.
Mirëpo përse duhej që Richard Mille në bashkëpunim me Ferrari të krijonin një orë kaq të hollë? Thjesht sepse ato munden. Duke krijuar orën më të hollë në botë, ato do të arrijnë një reklamim akoma më të mirë të brandit të tyre, duke krijuar përfitime jo vetëm nga shitja e këtyre orave, por dhe nga reklamimi.
Do të prodhohen vetëm 150 ora RM UP-01 Ferrari super të holla, dhe secila prej tyre pritet të kushtojë $1,888,000.