Një vend pune i shëndetshëm është ai që jo vetëm të ofron mundësinë e rritjes por edhe sigurohet që të të ofrojë kushte optimale ndërkohë. Por teksa kompanitë e mëdha rriten sa vjen e më shumë pushteti i tyre forcohet e ndoshta i hap rrugë edhe shfrytëzimit të tij në disfavor të individit.
Punëtorë të Google kudo nëpër botë, kanë krijuar një aleancë të quajtur Alpha Global, frymëzuar sigurisht nga kompania mëmë Alphabet. Qëllimi i tyre është të sigurojë të mësipërmen, që në rast se Google fillon e shtyp punonjësin, apo vepron në interesa të kundërta me ta, edhe individi të ketë mundësi të ngrejë zërin. Nisma erdhi si rrjedhojë e krijimit të një unioni fillimisht mes punëtorëve të SH.B.A, teksa 400 punonjës të Google krijuan një bashkim duke deklaruar se duan që kompania t’i qëndrojë besnike motos së saj të parë “Mos u bëj i lig“.
Lidhur me këtë përfaqësues të Google janë shprehur pozitiv duke thënë ndër të tjera “ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë një ambient mbështetës dhe shpërblyes.”