Një super vit ky që po lëmë pas për SpaceX, nga ngritja e satelitëve të internetit, dërgimi i austronautëve në Stacionin Hapësinor Interacional e tani së fundmi avancimi drejt transportimit masiv të pasagjerëve me atë që do të quhet Starship.
Do të gaboheshim rëndë nëse testin e para ndonjë jave do e cilësonim dështim vetëm sepse anija shpërtheu në fund. Kompania ka publikuar një video pëmbledhëse të fluturimit të shkurtër të 9 dhjetorit, gjatë të cilit Musk dhe skuadra e tij e prisinin që të mos ulej me sukses. Ajo që SpaceX dëshiron të tregojë me këtë video është se si arrin të performojë me sukses manovrën e kthimit të anijes nga horizontalisht në vertikalisht gjatë uljes. Taktikë e cila do të sigurojë uljen më të sigurtë kur në të të ndodhen pasagjerë.
Pavarsisht shpërthimit final, i cili ishte plotësisht i pritshëm, Starship SN8 zbatoi me sukses protokollin e nevojshëm për një fluturim të të tilla përmasave. Mos harrojmë që po flasim për një anije kozmike me përmasat e një ndërtese 12 katshe. Vetëm menaxhimi i një trupi të tillë masiv është sukses, hallkat e tjera do të kërkojë kohën e testet e nevojshme.