Na mungojnë të gjithëve shëtitjet, sheshet e mëdha, zhurma e kalimtarëve, kokoshkat dhe sigurisht muzikantët e rrugës, të cilët për pak para na zbukurojnë momentet e veçanta të jetës.
Një muzikat prej kohësh e ka më të lehtë që të investojë në një karrierë duke u mbështetur pse jo edhe tek Spotify.
Por shëtitjet tashmë janë të ndaluara kudo, dhe në Spotify nuk mund të bësh para, të paktën deri dje pasi kompania ka vendosur tu vijë në ndihmë.
Në ditët e fundit Spotify ka përqëndruar vëmendjen tek artistët e rinj të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë financiare dhe jo vetëm që do tu japë i frastrukturën e duhur por edhe fonde të posaçme.
Platforma e muzikës e cila numëron më shumë se 120 milion abonentë me pagesë, ka nisur një partneritet me organizata jofitimprurëse si MusiCares dhe Help Musicians për të mbledhur fonde, dhe sipas tyre synohet shifra e plot $10 milion.
Gjithashtu Spotify ka deklaruar se po punon për krijimin e një butoni apo hapësire të dedikuar brenda platformës ku artistët e rinj mund të përfitojnë nga donacionet direkte që përdoruesit dëshirojnë të dhurojnë.
Në ditë të tilla ku arti na duhet më shumë se kurrë, artistët nuk e kanë të lehtë. Sa mirë që platforma të cilat në ditë të tjera përfitojnë prej tyre, sot u japin dorën.