Këtë edicion të CES Panasonic në bashkepunim me Kopin kanë prezantuar një palë syze VR të cilat për të parën herë largohen nga stili që jemi mësuar të shohim dhe afrohen së tepërmi me syzet e diellit. Ky stil aviatori përbëhet në brendësi nga dy ekrane micro OLED të cilat transmetojnë në kualitet HDR si dhe kufje për të shijuar në maksimum eksperiencën VR.
Kompania nuk parashikon ti nxjerrë këto syze në treg por ajo thotë se një produkt i ngjashëm do të prezantohet gjatë Lojrave Olimpike që do të mbahen verën e këtij viti në Tokyo.