Kolonizimi i hënës mund të duket si një skenar filmi fantashkencë, por e ardhmja është drejt atij koncepti dhe avancimet po e afrojnë sa vjen e më tepër.
Një kompani angleze e quajtur Metalysis ka marrë një kontratë nga Agjensia Hapësinore Europiane për të zhvilluar një teknologji e cila kthen shkëmbinjtë hënorë në oksigjen dhe materiale ndërtimi. Të dyja asete të rëndësishme për të krijuar një bazë në atë planet.
Proçesi i pretenduar nga Metalysis është një teknologji elektrolitike e aftë për të ndarë oksigjenin nga oksidet metalike, duke lënë mënjanë pluhur metali dhe alumini të pastër.
Teknika është zhvilluar fillimisht nga Universiteti i Cambridge që në 1997. Dhe është vënë madje në praktikë me kohë në industritë e prodhimit në masë të këtyre metaleve.
Testet janë zhvilluar edhe mbi masën e pluhurit që ndodhet në sipërfaqjen e hënës.
Oksigjeni mblidhet për tu përdorur nga austronautet si karburant ose proçese jetike, materialet e ndërtimit për strukturat e nevojshme.
Planet për të kolonizuar hënën dhe ndërtimin e një baze të qëndrueshme kërkojnë që të minimizohet sa më shumë sasia e mallrave që importohen nga toka, ndaj edhe kjo praktikë do ndihmonte goxha. Dhe Metalysis nuk janë të vetmit që po punojnë për këtë.