Të gjithë personat që përdorin syze e dinë shumë mirë se sa bezdisëse është të përdorni maskën ose të kaloni në ambiente me temperatura të ndryshme, për shkak të mjegullimit të xhamit në syzet.
Megjithatë nanoteknologjia mund të ndihmojë në parandalimin e këtij fenomeni. Studiuesit në ETH Zurich kanë zhvilluar një veshje të re shumë të hollë prej ari që ngroh xhamat me 7.7 gradë Celsius duke thithur një pjesë të madhe të rrezatimit infra të kuq dhe duke penguar mjegullimin e syzeve në ambiente me lagështirë.
Ndryshe nga teknikat e tjera që shpërndajnë pikat e ujit të formuara në xham, kjo teknikë pengon proçesin e kondensimit që nga fillimi.
Shtresa 10nm e hollë vendos ar në mes të dy shtresave të oksidit të titaniumit që jo vetëm rrit efektin e ngrohjet përmes përthyerjes, por pengon dhe zhveshjen e shtresës së arit.
ETH tregon se ka përdorur teknika veshje mjaft të përdorura në industri, prandaj shumë kompani nuk do të kenë nevojë për zëvëndësimin e pajisjeve që zotërojnë.
Është e rëndësishme të theksojmë se shtimi i kësaj shtrese nuk do të jetë aq i shtrenjtë sa mendoni. Dhe pse ari është një material i kushtueshëm, sasia e nevojitur është aq e vogël sa nuk duhet të ndryshojë shumë vlerën e syzeve tuaja.