Të lundrosh nëpër internet asnjëherë nuk është plotësisht e sigurt, ama një rregull të artë të shpëton jetën: nëse dikush që nuk e njeh po të ofron diçka dhe të dërgon një link, mos kliko.
E megjithatë shumë përdorues po bien pre e një skeme malware që po ju vjen në email e cila fton të shkarkosh një dokument Excel 4.0 macro, duke shfrytëzuar formën në dukje të pafajshme të një dokumenti Exel.
Emaili prezantohet sikur vjen nga John Hopkins Center dhe ofron info mbi Covid-19 ” WHO COVID-19 SITUATION REPORT”. Nëse provon ta hapësh do të të shfaqet një tabelë sigurie i cili do të tregojë një grafik me raste të supozuara të pandemisë. Por nëse lejohet të proçedojë, Excel 4.0 shkarkon dhe instalon NetSupport Manager.
Pavarsisht se një produkt i mirfilltë dhe i konfirmuar NetSupport njihet për pëdorimin e tij prej hakerave për të marrë kontrollin mbi PC e prekura.
Microsoft deklaron se një fushatë e tillë me shumë viktima ka nisur që në Prill.
Rreziku është shumë i lartë ndaj duhet kontrolluar çdo gjë përpara se të jepet konsent.