Lenovo ka prodhuar disa tablet interesantë në të kaluarën, si përshembull Yoga Tab 3 Pro që kishte të integruar një projektor në të. Menaxheri i produkteve Lenovo Notebook, Lin Lin, shpërndau një screenshot të faqes në Settings ku shihen të dhëna rreth një tableti të ri nga Lenovo.
Nga screenshot-i mund të dallojmë se tableti navigon në Android 11 të bazuar në ZUI 12.5, fuqizohet nga proçesori Qualcomm Snapdragon 870 dhe përfshin 8GB RAM dhe 128GB internal storage.
Ekziston një mundësi që ky tablet të jetë Lenovo YT-K606F, që u vu re rastësisht në Geekbench. I njëjti tablet u gjend në listën e Certified Android Devices nga Google Play dhe në këtë listë quhet Yoga Tab 13 ROW (Rest of the World), e cila sugjeron që proçesori i përdorur do të jetë Qualcomm SDM 855, SDM 855+ ose SDM 860. Këto të dhëna nënkuptojnë se ndoshta varianti internacional do të përdorë një platformë më të vjetër ose mund të jetë thjeshtë një gabim.
Tableti Tab P11 Pro, i lançuar vitin e kaluar, kishtë specifikat e një tableti midrange dhe u ofrua me çmimin $499. Për Yoga Tab 3 Pro me specifika high-end, besojmë se Lenovo do të kërkojë një çmim disi më të lartë.