Vera sapo ka arritur, dhe shumë fansa të festivaleve do të kërkojnë të marrin pjesë në evente të ndryshme për të shijuar muzikën më të fundit. Mirëpo kjo teknologji e re nga Vodafone do të bëjë që festivalet të jenë akoma më gjithëpërfshirës, madje dhe për personat e shurdhër ose ato që kanë vështirësi dëgjimi.
Gjigandi i teknologjisë ka krijuar një kostum vibrues i cili dridhet sipas ritmit të muzikës dhe i sjell njerëzit me vështirësi dëgjimi akoma më pranë performancës live në një festival.
Kyle Springate, një person i shurdhët që ka shumë dëshirë të marrë pjesë në këto festival, testoi kostumin vibrues në festivalin Mighty Hoopla në Londër, dhe tha se gjatë gjithë kësaj kohe po “ndihej si një Superman”.
Shumica e personave me vështirësi në dëgjim mbështeten në leximin e lëvizjes së buzëve ose dridhjeve që vijnë nga speaker-at e skenës kur marrin pjesë në një festival. Mirëpo kjo gjë mund të jetë shumë e vështirë për personat që nuk janë mjaftueshëm pranë skenës.
Për të zgjidhur këtë problem, Vodafone bashkëpunoi me Music Not Impossible për të zhvilluar një kostum vibrues me 24 aktivizues në vende të ndryshme të trupit, për të përcjellë dridhjet në varësi të ritmit, dhe shoqërohet me ndezjen e dritave LED.