Cilatdo qofshin arsyet e vërteta të ndalimit të madh të Huawei nga Shtëpia e Bardhë, nuk mund të lihet pa u konsideruar edhe konteksti ekonomik, ai i konkurencës tregtare.
Vetëm këtë vit Huawei ka kryesinë e patentave të komunikimit wireless, përfshi 5G e gjithçka tjetër. Gjigandi kinez ka regjistruar plot 8,607 patenta goxha më shumë krahasuar me 5,807 të Qualcomm. Megjithatë të dyja kompanitë kanë zënë 32% të tregut botëror duke udhëhequr fushën.
Duke marrë në konsideratë kufizimet ekstreme të kohëve të fundit, Huawei gjithsesi ia ka dalë të mposhtë kompaninë amerikane në fonde për zhvillim, studim dhe output të teknologjisë së re.
Për të reflektuar pozicionin dominues të Kinës vendet e tjera për numër patentash i takojnë Oppo dhe krijuesit të databazave IncoPat.
Me zgjedhjen e Biden ngelet për t’u parë se ç’drejtim do të marrë industria për të dyja shtetet.