Me kalimin e kohës kamerat po bëhen gjithnjë e më kompakte, por kjo kamer që ka madhësinë e një kokrre kripë ka mahnitur me cilësinë e fotografive të cilat ajo regjistron.
Duke përdorur teknologjinë e njohur si metasurface, kamera është në gjendje të shkrepë fotografi të cilat kanë një kualitet të ngjashëm me disa lente të tjera të cilat janë pothuajse gjysëm milioni herë më të mëdha.
Kjo pajisje kaq e vogël ka potencialin të jetë shumë ndihmuese në raste të ndryshme, si përshembull në robotët e vegjël duke i ndihmuar ato të eksplorojnë botën, ose duke i dhënë ekspertëve ide më të mira rreth asaj që po ndodh në trupin e njeriut.
“Ka qenë një sfidë e madhe dizenjimi dhe konfigurimi i të gjithë këtyre mikrostrukturave për të arritur rezultatin që dëshironim.” tha Ethan Tseng nga Princeton University në New Jersey. “Për qëllimin specifik të shkrepjes së një fushe të gjerë imazhi ishte shumë e paqartë se si duheshin dizenjuar miliona nano-struktura bashkë me algoritmet proçesuese.”
Një nga aftësitë speciale të kësaj kamere është kombinimi i hardware me proçesimin e kompjuterizuar për të përmirësuar kualitetin e imazheve. Algoritmet e proçesimit të sinjaleve përdorin teknika machine learning për të reduktuar paqartësinë që ndodh shpesh në kamerat e kësaj madhësie. Gjithashtu kamera përdor dhe software për të përmirësuar fushën e pamjes.