Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Galaxy Buds 4 do të vijnë me një dizajn të ri dhe një shërbim që ju ndihmon të gjeni smartphone-in tuaj
    21 Nëntor, 2025
    Google prezanton modelin më të ri gjenerues të imazheve, Nano Banana Pro
    21 Nëntor, 2025
    Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës
    20 Nëntor, 2025
    Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.
    20 Nëntor, 2025
    Tashmë monitorimi i shëndetit mund të arrihet dhe nga vathët inteligjentë
    19 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Apple mund të prezantojë së shpejti kasa mbrojtëse të ndjeshme ndaj prekjes për iPhone
    19 Nëntor, 2025
    Apple mund të lejojë më në fund përdoruesit të zëvendësojnë Siri me një asistent tjetër zanor
    18 Nëntor, 2025
    Personalizim maksimal: Good Lock & Edge Panels
    15 Nëntor, 2025
    iPhone 18 Pro Max mund të jetë iPhone më i rëndë i prodhuar ndonjëherë
    13 Nëntor, 2025
    Apple prezanton mënyrën e re të mbajtjes së një iPhone
    12 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
    Një e metë e thjeshtë në sigurinë e WhatsApp ekspozoi 3.5 miliardë numra telefoni të përdoruesve
    19 Nëntor, 2025
    WhatsApp do të nisë integrimin e bisedave nga palët e treta në Evropë
    15 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
    Të folurit e disa gjuhëve të ndryshme mund të ngadalësojë plakjen biologjike
    14 Nëntor, 2025
    Teleskopi James Webb mund të ketë zbuluar gjeneratën e parë të yjeve në univers
    13 Nëntor, 2025
    Studiuesit në MIT po zhvillojnë një çip të injektueshëm për të luftuar çrregullimet mendore
    11 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
    Një burrë nga Hungaria kërcen për 144 orë për të thyer rekordin në botën e video-lojrave
    12 Nëntor, 2025
    Publikimi i GTA 6 shtyhet deri në nëntor 2026
    7 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Lojtarët më të mirë shqiptarë të Tetris-it garojnë për titullin kombëtar
    19 Nëntor, 2025
    Nivelet më të larta të CO2 po rrisin kaloritë në ushqim dhe ulin vlerat e tyre ushqyese
    18 Nëntor, 2025
    Kjo foto e mrekullueshme e parashutistit me Diellin në sfond bën xhiron e internetit
    15 Nëntor, 2025
    Piramida e Tiranës vlerësohet nga Architectural Record Awards në kategorinë “Adaptive Reuse”
    15 Nëntor, 2025
    Sa herë që ju prisni të motivoheni, truri e bën stërvitjen e radhës 35% më të vështirë
    14 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Ju njohim me të gjithë folësit e AllWeb
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Ju njohim me të gjithë folësit e AllWeb
Tech

Ju njohim me të gjithë folësit e AllWeb

Last updated: 26 Tetor, 2022 6:30 pm
Ndaj
15 Min lexim

Është viti i pestë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit digjital, i nisur si një event me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut digjital në vitin 2012 në Shkup dhe në vitin 2016 në Tiranë, tashmë ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 2 Nëntor tek Katedralja Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.

Pas 2 vitesh ndryshimesh rrënjësore në përqasjen tonë si njerëz ndaj teknologjisë, në epokën ‘post-covid’ jemi të ndërgjegjshëm se përveç marketingut dixhital tashmë ne po flasim për një stil të jetuari dixhital. Ju njohim me folësit e konfirmuar në Konferencën e AllWeb…

1-Pelpina Trip
Trajnere Smartphone Video /Folëse/Auto

Pelpina është krijuese e videove, mësuese, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën. Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kameras (zakonisht smartfonit të saj). Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.Pelpina ka studiuar ne universitetin North Texas dhe punon e jeton në Hollandë. Ajo është coach dhe trajnere për komunikimin përmes video

2-Pavlo Pedenko
Senior Product Manager @Wise

Ai ka punuar më parë si Menaxher për Rritje tek Preply dhe Menaxher Produkti tek MacPaw.
Krahas punës së tij të përditshme, Pavlo bashkëthemeloi fondacionin KOLO – një fondacion bamirës, që mbështet ushtrinë ukrainase. Ai është themelues i Global Hack Weekend, hakatoni më i madh në Europe. I interesuar në Edtech dhe Algoritmet.

3-Faton-Sopa
Bashkëthemelues /CEO @Manaferra

Me një diplomë master në Digital Marketing aftësi të fituara për programim, Fatoni ka ndihmuar qindra biznese të rriten online që kur ishte 15 vjeç. Duke përdorur aftësinë e tij në Digital Marketing, ai ndihmon bizneset në shumë industri si, edukim, publikime, eCommerce dhe udhëtime, duke përdorur fuqinë e SEO dhe Analytics, për të krijuar vlerë për njerëzit. Në 2014 bashkëthemeloi “Manaferra”, një agjensi e specializuar në këshillat për SEO, Analytics, Digital PR dhe përmbajtje për marketingun. Ai është gjithashtu autor i podkastit “Mjeshtërimi i edukimit në marketing”.

4-Lorenzo Cappannari. CEO & bashkethemeles i AnotheReality | ndihmon kompanite drejt botes virtuale | autor librash & profesor

Lorenzo është një sipërmarrës, profesor dhe autor librash. Që në moshën 8 vjeçare, ai u apasionua pas programimit dhe video-lojërave, një pasion i injektuar nga babai i tij. I diplomuar me vlerësimet më të larta në Administrim Biznesi, karriera e tij nisi në Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve në koorporatën e elektroshtëpiakeve “Indesit”. Si menaxher i profilit të lartë Lorenzo ka shëtitur botën duke drejtuar degë të ndryshme të kompanisë. Gjatë punës në Amerikën Latine Lorenzo u prezantua rastësisht me shpikjen e “Google Glass”, size, të cilat kanë të injektuara teknologjinë. Sipas tij, kjo do të ishte e ardhmja.

5-Fredrik Haren. Eksplorues i kreativitetit. Folës mbi Inovacionin & Kreativitetin. Autor librash. 

Mamaja ishte mësuese, ndërsa babai muzikant. Kombinojini këto të dyja dhe do t’ju dalë një folës profesionist. Kështu e nis historinë e tij Fredrik Haren, një sipërmarrës, autor librash dhe folës në mbi 200 evente në mbarë botën. Në vitin 1993, Fredrik u prezantua për herë të parë me internetin dhe fuqinë revolucionare të tij. Më pas, në 1995 dorëzoi temën e tij të diplomës me titull “Interneti dhe Marketingu”, i cili më pas u shndërrua në një libër, ndër të parët në Suedi me këtë tematikë. Fredrik iu bashkua një kompanie interneti, ku më vonë u bë 20% zotërues i saj dhe arriti ta zgjeronte, duke e shndërruar nga një kompani me 1 punonjës në 60 të tillë brenda pesë vitesh. Ai u bë folës profesionist në moshën 27 vjeçare. Sot ka mbi 25 vite eksperiencë mbi supe. Ai ka ndarë skenën me personalitet si Richard Branson, Seth Godin dhe Marcus Buckingham në më shumë se 2000 fjalime në 70 vende të botës.


6-ZINEB LAYACHI. Themelues @ Raise the Runway | BashkëThemelues @ PitchSLAP – Get your investor pitch checked | Brand Champion Metrics 

Zineb Layachi është një nga personalitetet më të njohura në fushën e marketingut, shitjeve dhe eksperte në çështjet e eksperiencave të konsumatorit dhe marketingut. Ajo është trajnere në fushën e lidershipit dhe komunikimit. Ajo është bashkëthemeluese e “PitchSLAP”, një biznes i cili jep udhëzime për startup-et e teknologjisë për t’u siguruar që bizneset e mira të mos mbeten të pafinancuara, vetëm sepse ata bëjnë një prezantim të keq të idesë së tyre. Motoja e Zineb është “Fillo atëherë kur nuk ndihesh gati” dhe ajo i sugjeron kompanive t’u kushtojnë vëmendjen maksimale klientëve të tyre. Në fund të fundit, njerëzit blejnë nga njerëzit. Layachi është autore podcast-esh dhe ofron njohuritë e saj për sipërmarrës kudo në botë.

7- Sander Duivestein është folës i sapo konfirmuar në konferencën e AllWeb në Tiranë.

Ai është një folës, vëzhgues i vëmendshëm i trendeve, sipërmarrës interneti, autor librash, këshilltar dhe kolumnist për ndikimin e teknologjisë digjitale tek njerëzit, kompanitë dhe shoqëria jonë. Ai është gjithashtu një mysafir shumë i kërkuar në programe të ndryshme radiotelevizive. Sander punon për Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit “Sogeti” dhe është autori i librit: Real Fake – Duke luajtur me Realitetin në Epokën e AI, Deepfakes dhe Metaverse. Për shkak të pandemisë, ne jemi katapultuar në të ardhmen. Ajo që ishte planifikuar për vitin 2030 është realizuar tashmë në vitin 2020. Si rezultat, ne e përjetojmë gjithnjë e më shumë botën nga prapa ekraneve tona. Deepfakes, lajme të rreme, teori konspirative dhe realitete alternative të propaganduara (të tilla si ato të promovuara nga media shtetërore ruse në luftën me Ukrainën) përfaqësojnë anën negative të kësaj tendence.

Nga ana tjetër, shohim si pozitive mjete si Zoom dhe MS Teams, që na lejojnë të luajmë vetë me realitetin. Në këtë mënyrë ne mund të manipulojmë me lehtësi planin dhe sfondin e mjedisit tonë, për të krijuar një histori të re. Nga nevoja, përfunduam në një botë, ku kanë lindur Gjenerata Z dhe Alfa. Ata janë të dy breza që nuk e kanë jetuar kurrë epokën para internetit. Ata nuk bëjnë asnjë dallim midis fizikes dhe digjitales. Për ta, të dyja botët rrjedhin pa probleme në njëra-tjetrën dhe kjo ndryshon rregullat e lojës që luajmë me njëri-tjetrin çdo ditë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë e nënvizojnë këtë. Facebook, që atëherë e ka riemërtuar veten Meta. Microsoft së fundi bleu kompaninë e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë dhe Apple do të lëshojë një realityOS në fund të këtij viti.

Në prezantimin e tij “Real Fake”, Sander Duivestein shpjegon se cilat janë rregullat e reja të Metaverse, çfarë mund të mësojmë nga Gjenerata Z dhe Alfa dhe çfarë ndikimi ka në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Sander sjell të dukshme kulturën aktuale të internetit që po përcakton gjithnjë e më shumë mënyrën se si luajmë, jetojmë dhe punojmë. Roblox, Animal Crossing, Fortnite, Cryptopunks, Dogecoin, Bored Apes, Tiktok, Web3, NFTs, pronësia digjitale, ndikuesit CGI, njerëzit virtualë, deepfakes, realiteti virtual dhe i shtuar, ekonomia e krijuesit dhe metaverset janë koncepte që ai diskuton.

8- Matt Desmier, folës në AllWeb

Një kuriozitet i pashtershëm, një e qeshur karakteristike dhe stili unik i veshjes janë tre veçoritë kryesore të Desmier, por është aftësia e tij si strategjist që e dallon atë nga kolegët e tij. Matt Desmier do të jetë folës në konferencën e marketingut digjital me 2 Nëntor. I trajnuar fillimisht si një dizajnues (përpara se të kuptonte se veçoritë e tij shtriheshin diku tjetër), Matt është i aftë të implementojë qasjen e dizenjimit të mendimit, për t’i ndihmuar bizneset të kuptojnë pozicionimin, mesazhet dhe motivet e audiencës së tyre, dhe ai përdor këto mjete për të ndihmuar markat autentike që të evolojnë. Një folës publik me mjaft eksperiencë dhe lehtësues trajnimesh, ai ka krijuar programe për firma të tilla si Saatchi & Saatchi, Vice, Hearst Publishing dhe qeverinë e Malit të Zi, duke eksploruar tema nga marka, kultura deri tek inovacioni. Së fundmi, ai i është bashkuar skuadrës së mirënjohur në Universitetin e Bournemouth dhe po përdor perspektivën e tij të freskët për të forcuar marrëdhëniet mes institucionit dhe disa organizatave publike edhe private.


9- Fjona Cakalli Themeluese @TechPrincess

Ajo është, influencuese e teknologjisë, prezantuese televizive, por edhe kryeredaktore dhe sipërmarrëse dixhitale, Fjona Cakalli lindi në Tiranë në vitin 1987 në një familje të balerinëve të parë të Operas, ku ajo merrte çdo ditë një frymë pasioni për artin dhe argëtimin, më pas mbërriti në Itali kur ajo ishte katër vjeç.

E pasionuar që nga fëmijëria pas videolojërave, në vitin 2011, ajo krijoi Games Princess, uebsajtin e parë italian të dedikuar për videolojërat dhe i menaxhuar ekskluzivisht nga vajzat; në vitin 2013, ajo i dha jetë TechPrincess për t’i sjellë njerëzit më afër botës së teknologjisë duke e shpjeguar në fjalë të thjeshta. Në vitin 2014 ajo hapi një kanal në YouTube, Driving Fjona, ku fliste për makinat. Në vitin 2019, ajo bashkëthemeloi TechDream, një agjenci krijuese që merret me marketing dhe komunikim. Për më tepër, Fjona kryen me shkathtësi prezantimet e ngjarjeve online dhe offline, bashkëpunimet televizive dhe radiofonike. Në prill, asaj iu besua drejtimi i eSerie A TIM | eFootball PES 2021, kampionati i parë zyrtar i esports nga Lega Serie A.


10- Nemanja
Živković – themelues dhe CEO i Funky Marketing, një kompani që kombinon kërkimin dhe strategjinë me kreativitetet për të ndihmuar kompanitë e teknologjisë B2B të zhvillojnë kërkesën për mënyrën se si blerësit blejnë tani. Marketingu B2B bëhet ndryshe. Me pak funk. Ai është një mikpritës i Funky Marketing Show dhe bashkë-themelues i NS Business Talks, një komunitet profesional rrjetesh dhe një fans i madh i Motown, GTA dhe muzikës fantastike në përgjithësi).
Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro. 
Nemanja ka gati një dekadë punë në marketing dhe zhvillimin e biznesit dhe përvojë të avancuar në krijimin e strategjive të suksesshme të marketingut, arritjen e qëllimeve dhe ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë për klientët ndërkombëtarë dhe vendas nga shumë industri dhe fusha.

 

11-Robert Petković
Ka më shumë se 25 vjet përvojë në gjithçka që lidhet me internetin. Ai mund të japë njohuri të dobishme, kështu që bisedat e tij lidhur me të dhënat janë gjithmonë një shfaqje e mirë. Ai ka qenë pjesë e disa konferencave të AllWeb si folës dhe çdo herë ishte një sukses më vete! Me kërkesë popullore ai do të kthehet, edhe një herë!


AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit dixhital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kane publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]/

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Truri i prindërve plaket më shpjet kur kanë fëmijë djem në krahasim me vajzat
Tjetra Këto janë 5 filmat më të mirë që mund t’i shikoni këtë Halloween

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Galaxy Buds 4 do të vijnë me një dizajn të ri dhe një shërbim që ju ndihmon të gjeni smartphone-in tuaj
Tech
21 Nëntor, 2025
Google Pixel 10 arrin të shpërndajë foto me përdoruesit e iPhone përmes AirDrop
Uncategorized
21 Nëntor, 2025
Google prezanton modelin më të ri gjenerues të imazheve, Nano Banana Pro
Tech
21 Nëntor, 2025
Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës
Tech
20 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

NASA dhe DARPA do të testojnë përdorimin e motorit me energji bërthamore që mund të përdoret në misionet e ardhshme drejt Marsit

18 Mars, 2023
Tech

Apple po punon për të krijuar një sistem të ri operativ

18 Gusht, 2025
Tech

Roveri kinez në Hënë do të investigojë objektin me formë misterioze si një shtëpi

4 Dhjetor, 2021
Tech

Fujifilm Instax Square SQ1 i bën selfiet analoge më të lehta

16 Shtator, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?