January 29, 2022

Kompanitë kryesore telefonike amerikane arrijnë marrëveshjen për shtyrjen e përhapjes së rrjetit 5G

Kompanitë kryesore telefonike amerikane arrijnë marrëveshjen për shtyrjen e përhapjes së rrjetit 5G

Dy nga kompanitë më të mëdha telefonike në SHBA kanë rëne dakord me kërkesën e qeverisë për të shtyrë përhapjen e rrjetit 5G. Skeretari i US Transportation Pete Buttigeig dhe FAA e bënë këtë kërkesë për shkak të shqetësimeve mbi sigruinë e fluturimit të aeroplanëve.

Prodhuesit e avionëve kanë paralajmëruar se spektri C-band i sinjalit 5G mund të interferojë me pajisjet e ndjeshme elektronike të aeroplanëve dhe mund të pengojnë fluturimet. AT&T dhe Verizon fillimisht e refuzuan këtë kërkesë, para se të ndërronin mendim.

Si fillim kompanitë menduan që të shtynin përhapjen e rrjetit 5G pranë aeroporteve për 6 muaj si një masë parandaluese, mirëpo tashmë i gjithë projekti u shty.

Industria e aviacionit dhe FAA ka ngritur shqetësimet rreth interferencës së rrjetit 5G në pajisjet elektrionike si matësit e lartësisë. Muajin e kaluar bosët e dy kompanive më të mëdha në fushën e aviacionit, Airbus dhe Boeing i dërhuan një letër Buttigeig në të cilën tregonin se interferenca e 5G mund të prekë aftësinë e aeroplanëve për të operuar në mënyrë të sigurt.

Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënëse e AT&T tregoi se ato kishin pranuar kërkesën e qeverisë për shtyrjen e punimeve për 5G, por ato e dinë se siguria e aeroplanëve dhe 5G mund të bashkëjetojnë.

Sunday, 09 January 2022 02:13

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019