November 30, 2021

Apple thërret ish-inxhinierin e HomePod për të përmirësuar software-in e tij

Apple thërret ish-inxhinierin e HomePod për të përmirësuar software-in e tij

Apple ka ripunësuar ish inxhinierin e HomePod, Afrooz Family, me qëllim që të drejtojë ekipin i cili do të zhvillojë më tej software-in e HomePod. Kompania prezantoi versionin e 15 të software për HomePod në 15 shtator, duke sjellë disa shërbime si mundësia e lidhjes së HomePod Mini me Apple TV.

Mirëpo Apple në këtë sektor do të përballet me konkurentë mjaft të mëdhenj si Google dhe Amazon, të cilët momentalisht kanë një asistent virtual më të avancuar.

Family u largua nga Apple në 2016 (ku kishte rolin e inxhinierit të audios), pasi bashkë-themeloi kompaninë e audios Syng me ish-dizajnerin e Apple, Christopher Stringer. Produkti më i rëndësishëm i kësaj kompanie është speaker-i Cell Alpha, i cili ofron shërbimin spatial audio, mirëpo ai vjen me një çmim prej $1,799. Raportimet e fundit nga Bloomberg tregojnë se Family u largua nga kjo kompani më herët gjatë këtij viti.

HomePod-i i parë u prezantua në 2018 dhe njihej për cilësinë e tij të lartë të audios, bashkë me çmimin e saj tepër të lartë, dhe Apple vendosi të ndalonte prodhimin e tij në mars. Gjatë vitit të kaluar kompania provoi sërisht duke prezantuar një version më të lirë dhe më të vogël të quajtur HomePod Mini.

Sunday, 17 October 2021 09:01 Last modified on Sunday, 17 October 2021 09:13

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019