September 20, 2021

Përdoruesit e kompjuterave Dell mund të jenë në rrezik nga sulmet e hakerave

Përdoruesit e kompjuterave Dell mund të jenë në rrezik nga sulmet e hakerave

Me pandeminë që detyroi shumicën e njerëzve të punojnë nga shtëpia, duke u varur tërësisht nga pajisjet dixhitale, u shtua frika e vjedhjes së të dhënave personale ose të punës nga hakerat.

Një raportim nga The Express UK përmendet një platformë firmware security e quajtur Eclypsium, e cila thotë se kompjuterat Dell janë të kërcënuara nga sulmet e hakerave. Me sa duket këto kompjutera janë të prekur nga një problem në siguri që prek më tepër se 30 milionë pajisje.

“Ky grupim i dobësive në sistemin e sigurisë ka një vlerësim CVVS 8.3 (të lartë) pasi lejon një network të privilegjuar të shtiret si Dell.com dhe të fitojë akses në ekzekutimet e kodeve në nivelin BIOS/UEFI në pajisjet e prekura.” tha Eclypsium. “Një sulm i tillë do të lejonte keqbërësit të kontrollojnë proçesin e ndezjes dhe të përmbysin kontrollet e sigurisë së shtresave të larta.”

Ky raportim, me një impakt madhor në këto kompjutera është marrë tepër seriozisht nga Dell, i cili po punon me Eclypsium gjatë këtij proçesi dhe kanë bërë gati një update për të gjitha pajisjet e prekura, i cili u publikua në 24 qershor.

Sunday, 27 June 2021 00:43

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo