Kanceri i lëkurës shkaktohet kryesisht prej ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve ultra vjollcë të diellit.
Ka dy lloje : Melanoma e cila zhvillohet nga qelizat që prodhojnë pigment dhe jo-melanoma e cila zhvillohet nga qeliza të tjera.
Trajtimet e zakonshme përfshijnë kirurgjinë, terapinë me rreze, dhe kimioterapinë, të gjitha me limitacionet e veta.
Një metodë e re quhet hipotermi magnetike, ku nanogrimca përdoren për të nxehur tumoret duke përdorur një alternimin e fushës magnetike. Vështirësitë e këtij të fundit kanë të bëjnë me faktin se nuk mund të arrihet një nxehje uniformë, për shkak të proçesit të pakontrollueshëm.
Kërkuesit e Institutit Indian të Shkencës kanë krijuar një fashë unike e cila përdor këto nanogrimca magnetike, më të saktë. Fasha krijon nxehtësi kur ndjen fusha magnetike me oshilacione të frekuencave të larta.
Eksperimentet kanë dëshmuar rezultat, qoftë testet in vitro por edhe ato tek minjtë.
Metodë që pretendohet të zëvendësojë kirurgjinë dhe shumë praktika të tjera më të komplikuar. Nëse testet tek njerzit rezultojnë të suksesshme, jemi përpara goxha ndryshimeve.