Google pagoi $26.3 miliard për të qenë motori i përzgjedhur i kërkimit në telefonat celularë dhe browser-at e ndryshëm në vitin 2021, sipas një slide të publikuar të premten në një gjyq federal kundër kompanisë.
Kjo shifër gjigande na tregon se sa e rëndësishme është për Google për të qenë motori i përzgjedhur i kërkimit në produktet e partnerëve të tyre, duke përfshirë këtu dhe Apple. Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të shtetit kanë argumentuar në rastin se Google ka ruajtur ilegalisht monopolin në kërkimin e përgjithshëm duke shfrytëzuar dominimin e tij në treg.
Në këtë dokument nuk sqarohen shifrat ekzakte të paguara nga Google për secilin partner, por Apple me shumë mundësi do të jetë përfituesi më i madh. Bernstein më parë tregoi se Google mund t’i paguajë Apple deri në $19 miliardë këtë vit për të qenë motori i përzgjedhur i kërkimit në pajisjet e Apple.
“Google paguan miliarda dollarë çdo vit për distributorët – duke përfshirë prodhuesit e pajisjeve të njohura si Apple, LG, Motorola dhe Samsung; kompanitë telefonike si AT&T, T-Mobile dhe Verizon; dhe zhvilluesit e browser-ave si Mozilla, Opera , dhe UCWeb—për të siguruar statusin e paracaktuar për motorin e tij të përgjithshëm të kërkimit dhe, në shumë raste, për të ndaluar në mënyrë specifike partnerët e tyre që të bashkëpunojnë me konkurrentët e Google,” thuhet në ankesën e DOJ.
Megjithatë Google ka argumentuar se përdoruesit ende mund të zgjedhin të ndryshojnë motorin e tyre të kërkimit të paracaktuar me disa klikime.