1 Janar 2020 është data në të cilën Gjermania do të shënojë emrin e saj si shteti i parë që i hapi zyrtarisht rrugën kriptomonedhës duke lejuar përmes një ligji të gjitha bankat të shesin, blejnë dhe ruajnë këtë monedhë.
I kaluar pak dite më parë në Bundestag dhe i aprovuar nga Bundesrat përmes këtij ligji Gjermania ka anashkaluar direktivën e katërt të Bashkimit Evropian kundër pastrimit të parave, e cila ndalon bankat e unionit të ndërveprojnë me monedhën online.
Në të njëjtën kohë, shërbime si Binance dhe Kraken të cilat ofrojnë shërbimin e transfertave të cryptocurrency, duhet të liçensohen dhe të vendosen me zyra në një prej qyteteve gjermane për të patur mundësi të përfitojnë nga ky vendim.
Crypto Finance AG, një kompani zviceriane, është e para që ka zyrtarizuar regjistrimin e saj në Gjermani dhe zyrat e reja në Frankfurt.
Mendo nëse nga viti 2020 monedha jote online të ruhet dhe sigurohet nga një banke e besueshme, a nuk do të ishte kjo një arsye më e fortë për të kaluar në cryptocurrency?