Ditën e enjte, themeluesi i Geek Room, Brenton Benja ishte i ftuar në emisionin Rudina, me moderatore Rudina Magjistari, për të diskutuar më tepër rreth DeepSeek, teknologjia më e re e inteligjencës artificiale që tronditi mbarë botën falë aftësive në zgjidhjen e problemeve dhe resurseve të përdorura për të arritur këto aftësi.
DeepSeek prezantoi së fundmi modelin më të ri R1, i cili ka aftësi shumë të ngjashme me chatbot-in që dominoi tregun prej disa vitesh, ChatGPT, por e gjithë kjo u arrit duke shpenzuar shumë herë më pak para se OpenAI.
DeepSeek thuhet se shpenzoi vetëm $6 milionë për të siguruar fuqinë kompjuterike të nevojshme për të zhvilluar sistemin e tij – shumë më pak se qindra milionët e shpenzuara nga kompanitë amerikane si Meta. Duke përdorur vetëm 2000 çipa Nvidia në vend të dhjetëra mijëra çipave të përdorur nga rivalët, DeepSeek arriti performancë mbresëlënëse në zgjidhjen e problemeve logjike, shkrimin e kodit dhe detyra të tjera.
Për më tepër ne ju ftojmë të ndiqni intervistën e mëposhtme ku detajohet çdo informacion rreth kësaj tematike.