Mobile World Congress, një nga eventet më të mëdha të teknologjisë mobile do të rikthehet në Barcelonë në datat 28 shkurt – 3 mars me temën kryesore “Connectivity Unleashed” (Lidhja e çliruar).
Me këtë slogan, organizuesit e GSM Mobile duket se po shohin një rikthim të eventit i cili që prej vitit 2019 nuk është zhvilluar në mënyrën e duhur. Kujtojmë se eventi i vitit 2020 u anulua pak ditë para nisjes për shkak të paqartësive të përhapjes së Covid19. Në vitin 2021 u mbajt në një periudhë vere, aspak normale për MWC, dhe me një numër të limituar pjesëmarrësish.
Një tjetër arsye përse jemi entuziastë për një edicion fantastik është konfirmimi i prezencës së kompanive si: Samsung, Huawei, Xiaomi, Realme, Oppo, Honor, Qualcomm, Meta, Amazon etj. Disa prej tyre gjithashtu kanë njoftuar datat e prezantimit të produkteve të reja.
Dhe aty ku ka një risi, Geek Room nuk mund të mungojë. Këtë edicion ne rikthehemi në MWC me miqtë tanë të Neptun, të cilët sot pëfaqësojnë ekspozitorin më të madh të smartphone-ve në Shqipëri me brandet lider në industrinë e smartphone si Samsung, Apple Xiaomi, Realme, Motorola, Nokia etj. Sëbashku do të eksplorojmë live pavionet, do të testojmë produktet dhe do të sjellim për ju materiale ekskluzive në Instagram.
Filloni të na ndiqni nga ky moment pasi surprizat e MWC 2022 nisin të zbulohen nga kjo javë.