Tregu i fotografive analoge të çastit vazhdon të jetë mjaft i famshëm, ama secila shkrepje nuk është fort e lirë ndaj askush nuk e ka luksin të rrezikojë me selfiet, sidomos kur nuk e kemi një ekran për të parë inkuadraturën.
Instax Square SQ1 i ri do të heqë pikërisht këtë hamendësim. Ai do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e shutterit dhe shkrepjen e flashit sipas ndriçimit të ambientit.
Lentja e kamerës ka dy pozicione; njëri për subjekte në 30cm distancë ose më shumë dhe një tjetër për modalitetin selfie mes 30 dhe 50cm. Një pasqyrë e vogël ndodhet gjithashtu përpara rrethit të lentes për t’u inkuadruar saktë.
Kamera e re pritet të jetë e disponueshme në mes të tetorit së bashku me paketa të reja Instax Square Rainbow dhe Monochrome.
Që nga lançimi i linjës Instax në 1998, Fujifilm ka shitur më shumë se 40 milion modele globalisht.