Vetëm disa ditë pas ribrandimit të kompanisë, Facebook prezantoi planet për të fshirë të dhënat më të “rrezikshme” që rrjeti social ka grumbulluar nga më tepër se 1 miliardë përdorues.
Në një postim në blog ditën e martë, Meta shpjegoi se ato do të fshinin të gjitha të dhënat e njohjes së fytyrës dhe se do t’i japin fund përdorimit të këtyre të dhënave.
Facebook prezantoi facial recognition në 2010 për të bërë tag automatikisht fotot me emrat e personave. Ky shërbim aktivizohej automatiksiht gjatë instalimit dhe Facebook bëri të mundur që ky sistem të mund të mos përdorej në 2019. Kjo zgjedhje që do të bëhej nga përdoruesit shpjegon mënyrën se si Facebook ka grumbulluar të dhënat e njohjes së fytyrës në mbi 1 miliardë njerëz.
“Duke parë gjithmonë para, ne shohim se teknologjia e njohjes së fytyrës është një mjet tepër i fuqishëm, për shembull për njerëzit që kërkojnë të vërtetojnë identitetin e tyre. Mirëpo instancat speifike ku njohja e fytyrës mund të jetë e dobishme duhet të “peshohen” me shqetësimet në rritje rreth përdorimit të kësaj teknologjie si një e tërë.” tha zëvëndës presidenti i inteligjencës artificiale në Facebook, Jerome Pesenti.
Më herët gjatë këtij viti, Facebook u detyrua të paguante $650 milionë pasi kishte përdorur sistemin e njohjes së fytyrës për të identifikuar rezidentët në Illinois, ku kjo gjë në këtë shtet është e jashtëligjshme.