Elon Musk tregoi se SpaceX do të ulë njerëz në Mars me raketën Spaceship në 10 vite (ky është rasti më i keq i mundshëm). Gjatë një episodi të podcast-it të Lex Fridman të publikuar ditën e martë, Fridman pyeti Musk se kur ai mendon se SpaceX do të jetë në gjendje të ulë njerëz në Planetin e Kuq.
Pas një pauze 20-sekondëshe, miliarderi u përgjigj: “Në rastin më të mirë do të na duhen 5 vite, në rastin më të keq 10.”
Musk i tregoi Fridman se faktorët determinues të kësaj periudhe kohore janë strukturimi i këtij mjeti fluturues, duke shtuar se Starship është raketa më komplekse dhe më e avancuar që është krijuar ndonjëherë. “Optimizimi i mëtejshëm i Starship po redukton koston për ton drejt orbitës dhe së fundi koston për ton drejt sipërfaqjes së Marsit.”
Aktualisht, asnjë person nuk mund të fluturojë drejt Marsit dhe sikur t’i ofrojnë një trillion dollarë. “Nuk ekziston asnjë shumë parash që mund t’ju sigurojë një biletë për në Mars.” tregoi Elon.
Më parë në një bisedë në Clubhouse CEO i SpaceX dhe Tesla tha se kompanisë do t’i duheshin përafërsisht 5 vite e gjysëm para se ekuipazhi të niset në udhëtimin drejt Planetit të Kuq.
Ekspertët tregojnë se kjo periudhë kohore mund të zgjatet nëse gjërat nuk shkojnë sipas planifikimeve.