Çfarë po ndodh tani në Los Angeles është një tregues i qartë i normalitetit të ri që pritet të shtrohet me të filluar vaksinimi masiv. Aktualisht kushdo që bën vaksinën do të marrë një letër dëshmie e cila do të dorëzohet kur të merret doza e dytë pas kalimit të kohës së nevojshme. Dhe pas të dytës një merret një letër e cila konfirmon vaksinimin e plotë duke lejuar prenotimin e fluturimeve, hyrja në koncerte etj.
Këtë raport shteti do të lejojë që banorët e vetë t’a regjistrojnë në Apple Wallet. Çdo mbrëmje shërbimi mjeksor do të dërgojë listën e të vaksinuarve një serveri të dedikuar me më pas në smartphonat personal. Fillimisht ky regjistër do të funksionojë për të kujtuar vaksinimin e dytë. Më vonë do të përdoret edhe si mjet dëshmie për imunizimin e shëndetit.
Praktikisht, do të vijë një moment që vaksina do të kërkohet kudo, sidomos në lëvizjet internacionale. Edhe nëse vullneti i lirë do të respektohet, do të ketë kaq limitime sa do detyrohemi t’a bëjmë të gjithë. E përveç pashaportës dhe biletës, do të kërkohet edhe dëshmia e vaksinës. Në smartphone sigurisht sepse letrat humbin kollaj.