Apple duket se ka vendosur të mbetet e pamposhtur. Pasi mbylli tre mujorshin e tretë fiskal me fitime marramendëse prej $59.7 bilion, edhe pse me Covid-19 nëpër këmbë, çmimet për aksion u mbyllën me 10.5% rritje këtë të premte ($425.04).
Vlera aktuale e Apple është diku tek $1.84 trilion çka hedh nga froni Saudi Aramco. Gjigandi i naftës e mori titullin në 2019 kur mbylli një vit fantastik me një vlerë të përllogaritur në $1.76 trilion.
Fans apo jo i tyre duhet ta pranosh që sa i përket të bërit biznes kompania i di nja dy a tre gjëra.
Koha do të tregojë nëse Apple do ta mbajë dot gjatë titullin e sapofituar.