Gjigandi kinez i teknologjisë, Xiaomi ka prezantuar një robot 4-këmbësh të quajtur CyberDog. Ky robot është ende një makineri open-source në fazë eksperimentale, dhe kompania thotë se në të fshihen “aftësi të paparashikuara”.
CyberDog është shembulli më i fundit që tregon se kompanitë e teknologjisë po mbështesin formën me 4 këmbë në robotikë. Ky trend filloi me robotin Spot të ndërtuar nga Boston Dynamics, i cili doli në shitje vitin e kaluar për $74,500. Spot ka ndihmuar forcat ushtarake dhe ligjvënësit përmes vrojtimit të minave të rrezikshme dhe shumë misioneve të tjera.
Nuk është shumë e qartë se cilat janë planet e Xiaomi për CyberDog. Në një deklaratë për shtyp, kompania theksoi se natyra open-source e tij dhe dizajni i bukur do të tërheqë përdoruesit të blejnë 1,000 njësitë e para, të cilat janë posaçërisht për “fansat e Xiaomi, inxhinierët dhe entuziastët e robotikës.” Këto njësi do të dilnin në treg dhe do të shiteshin $1,540.
CyberDog ka gjithashtu një shërbim “pet-like nature”, duke përfshirë këtu dhe njohjen e komandave zanore. Ai arrin të bëjë dhe një back-flip, mund të ecë me shpejtësi 3.2 km dhe peshon 3 kg. CyberDog ka gjithashtu porta USB-C dhe HDMI.