Eventi i përvitshëm nga Apple, Worldwide Developers Conference (WWDC) do të fillojë prezantimin në 7 qershor. Njësoj si në vitin e kaluar, ai do të jetë tërësisht online pa prezencën e personave për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndryshimet më të mëdha që do të prezantohen gjatë këtij eventi mendohet të jenë në sistemet operative iOS, iPadOS dhe macOS.
iOS 15 mund të sjellë përmirësime në iMessage dhe Notifications
Për sa i përket Notifications, pritet të prezantohen notification settings të ndryshme për situatat kur ne jemi në makinë, duke punuar ose duke fjetur. Gjithashtu ju do të keni mundësinë të dërgoni përgjigje automatike bazuar në notification setting që ju po përdorni. iMessage nga ana tjetër do të fillojë të sillet më tepër si një rrjet social dhe do të jetë një rival direkt i WhatsApp.
homeOS
Informacionet e tanishme tregojnë se macOS, watchOS dhe tvOS nuk do të përditësohen me ndryshime drastike dhe do të na duhet të presim datën e prezantimit për të mësuar më shumë. Megjithatë, mendohet se Apple është gati të krijojë homeOS, një sistem operativ krejtësisht i ri i cili do te funksionojë në pajisjet si Apple TV dhe HomePod Mini.
MacBook Pro të rinj të ridizenjuar
Apple nuk prezanton shpesh herë hardware të rinj gjatë WWDC, por këtë vit me shumë mundësi do të publikohen MacBook Pro me 2 proçesorë të rinj “që tejkalojnë kufijtë e M1 chip”. Këto laptopë do të vijnë në madhësinë 14 dhe 16 inç, me ekrane me më tepër kontrast dhe ndriçim, sipas raportimeve të Bloomberg.
Apple tregon shenjat e para për një VR/AR headset
Këto VR/AR headsets nuk pritet të prezantohen para vitit 2022, mirëpo detajet e fundit nga Apple të bëjnë të dyshosh se ata do të prezantojnë diçka në lidhje me to. Çmimi i tyre do të jetë mjaft i shtrenjtë, rreth $3,000.