Për fat të mirë në këto ditë karantine, nuk po na vijnë në WhatsApp vetëm audio mesazhe të rreme nga këshillues mjeksor apo gjithologë teorish konspirative apo link me GB falas. Fatmirësisht po shpërndahet edhe kreativitet dhe materiale audio vërtetë të veçanta.
Ditët e fundit nëpër botë po shpërndahen këngët 8D, por për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht?
Teknologjia 8D nuk është një shpikje e orëve të fundit, pavarsisht shpërthimit që po merr në rrjete sociale. Në thelb bëhet fjalë për një format audio, i cili i dëgjuar ekskluzivisht vetëm nëpërmjet kufjeve, të jep ndjesinë e të përfshirit në një tingull që ndjehet si multidimensional.
Tekniku i audios Andres Mayo shpjegon:
Kjo teknologji bazohet në një manipulim fazash të cilat pengojnë trurin të kuptojë se nga vjen tingulli. Falë punës së miksimit për të realizuar 8D-në (e cila përafërohet me idesë së muzikës 360° ose binaturale) mendja njerzore hyn në një park lojrash prej tingujsh që shkojnë e vijnë, e dhurojnë një ndjesi hapësire e cila thellon edhe më shume atë çka normalisht përjetohet nëpërmjet sistemit stereo. Në këtë mënyrë muzika apo tingulli nuk kufizohet vetëm në dy fontet sonore, (majtas-djathtas) por kthehet në një hapësirë virtuale sferike, ku shijohen stimuj që duken sikur vijnë nga kënde të ndryshme.
Audio e mëposhtme vjen nga grupi Pentatonix të cilët e nisën karrierën e tyre në YouTube si sensacion i veçantë në muzikën e tyre, sot numërojnë një sërë suksesesh dhe mjaft këngë të regjistruar në 8D.
Vër kufjet, mbyll sytë dhe shijo mrekullinë e gërshetinit të artit dhe teknologjisë në mënyrën më perfekte të mundshme.