Somalytics ka vendosur të jetë prezente në një ndër eventet më të mëdha të teknologjisë CES 2023 për të prezantuar produktin e ri SomaSleep.
Kjo pajisje ofron një mënyrë të re për të monitoruar gjumin e përdoruesve të saj, duke analizuar dhe lëvizjen e syve për të kuptuar akoma dhe më mirë stadet, cilësinë dhe ndërprerjet e gjumit gjatë natës.
SomaSleep është një maskë e cila përdor sensorët prej nanotubash karboni për të regjistruar lëvizjet e syve. Këto lëvizje ndodhin në çdo fazë të gjumit, mirëpo ndonjëherë lëvizjet e shpejta të syve mund të ndërprehen nga stresi, dëmtimi apo sëmundje të ndryshme.
Për shembull, njerëzit që kanë pësuar një tronditje gjatë kohëve të fundit mund të vuajnë nga ndërprerja e shpeshtë e gjumit, gjë që shkakton lodhje gjatë ditës. Maska SomaSleep mund të analizojë të gjitha lëvizjet e syve gjatë kohës që ju fleni dhe më pas ju tregon të gjitha përfundimet e arritura, në mënyrë që ju të kuptoni se përse ndiheni të lodhur dhe pse mendoni se keni fjetur.
Pajisja SomaSleep ka bateri të mjaftueshme për të funksionuar për 8 orë. Për sa kohë ka një konsum minimal të baterisë, maska do të qëndrojë e në temperaturë normale dhe ndërkohë që përdoret. Të dhënat e regjistruara nga SomaSleep do t’ju shfaqen në aplikacionin për mobile me të njejtin emër.