Bill Gates dhe Microsoft kanë qenë gjithmonë sinonim i njëri-tjetrit. Bill e krijoi këtë perandori nga hiçi, në kuptimin e parë të fjalës, thjesht me disa kode dhe pasion të çmendur për të sjellë inovacion.
Në vitin 2014 vendosi të largohet nga pozicioni i drejtorit të bordit për të qendruar si anëtar i barabartë.
45 vjet pasi e krijoi Microsoft, Gates vendos të heqë dorë plotësisht nga pushteti vendim marrës duke deklaruar se do ti kushtohet më shumë filantropisë nëpërmjet “Bill and Melinda Gates Foundation” të cilin e bashkëthemeluan në vitin 2000.
Në një postim në LinkedIn ai ka thënë se:
Dua ti dedikoj më shumë kohë prioriteteve filantropike përfshi shëndetin global, arsimimin, dhe rritjen e pjesmarrjes time në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.
Më tej ai shton se nuk ka ndërmend ta braktisë Microsoft plotësisht, ai do të vazhdojë të qëndrojë në pozicionin e këshilltarit për drejtuesit e momentit