Alarmi i botës për nivelin e lartë të mbetjeve elektronike në rruzull është tashmë e ditur. Kompanitë gjigande të teknologjisë kanë premtuar të bëjnë psjesën e tyre, por Bashkimi Evropian është gati që t’i ndihmojë edhe më shumë ato duke caktuar ca ligje të forta.
Propozimi i parë nga Komisioni Evropian nuk u aprovua nga Parlamenti EU, ndaj edhe të gjitha kërkesat duhen rishikuar. Pjesë e ligjeve është edhe një pikë e quajtur “e drejta për të riparuar“. Ajo parashikon që të imponojë kompanitë të prodhojnë pjesë shtesë për serviset por edhe në kutinë e ambalazhit, kjo për t’i dhënë mundësinë kujtdo që t’i rregullojnë vetë por edhe tek servisi i dëshiruar duke i larguar nga zinxhiri i shërbimit të kompanive shpesh goxha i kushtueshëm. Instruksione për rregullim e shumë të tjera rregulla të tjera që stimulojnë jetëgjatësinë e aparateve e uljen e mbetjeve.
Do të duhet mjaft kohë derisa EU të arrijë një akord por nëse arrijnë afatin e tyre për 2021 goxha ndryshime duken në horizont.