Apple Watch jo vetëm që është produkti më i shitur i kategorisë në vitin 2019 me 31 milion njësi, por ai tashmë ja ka kaluar në shitje të gjithë industrisë zviceriane e cila arriti të shiste 21.1 milion njësi.
Raporti i publikuar nga Strategy Analytics konfirmon se Apple pati një rritje prej 36% ndërsa kompanitë zviceriane, përfshirë Swatch dhe TAG Heuer, pësuan ulje prej 13%.
Drejtori Ekzekutiv i Strategy Analytics gjithashtu konfirmoi se orat analoge janë në përdorim vetëm nga mosha e madhe të cilët munden lehtësisht në numer nga rinia që tashmë ka zgjidhje të vetme një orë smart.
Në ndjekje të këtij trendi, tashmë shumë kompani si Swatch dhe Tissot po tentojnë të krijojnë orat e tyre smart të cilat nga njëra anë duhet të konkurojnë fuqinë e Apple Watch dhe nga tjetra të bashkëpunojnë me Wear OS të Android i cili prej vitesh nuk merr një uptate.
A është kjo një luftë e humbur?