Gjatë ditës së djeshme Apple ka prezantuar versionet e reja të iPad Pro, një iPad të thjeshtë të ridizenjuar dhe një version të update-uar të Apple TV 4K.
Ky lançim bën që Apple të ketë akoma dhe më tepër pajisje për të shitur gjatë sezonit të rëndësishëm të blerjeve gjatë periudhës festive të fundvitit. Tabletët e rinj mund të ndihmojnë kompaninë në rritjen e shitjeve të iPad, të cilat ranë me 14% në krahasim me 3 mujorin e kaluar të pushimeve.
Më poshtë do të tregojmë risitë e këtyre produkteve
Një iPad i ridizenjuar
Modeli i thjeshtë i iPad sapo është rifreskuar me një dizajn tërësisht të ri. Butoni që e karakterizonte këtë seri nuk është më i pranishëm dhe është zëvëndësuar nga skanuesi i shenjës së gishtit në butonin e ndezjes. Tableti ka një dizajn më katror, ekran të madh 10.9 inç, USB-C dhe do të vijë në ngjyra të ndryshme si e kuqe, e verdh, blu dhe e bardhë.
Apple do të shesë konfigurime të ndryshme të kësaj pajisje, me çmimet që nisin nga $449, një vlerë e rritur krahasuar me iPad të gjeneratës së 9-të që niste nga $329.
iPad Pro 2022
Ndryshimi kryesor në iPad Pro 2022 është proçesori i ri M2 i përfshirë në këto pajisje, i njejti proçesor që përdoret dhe nga MacBook Air. Apple tregon se ky proçesor është 15% më i shpejtë se proçesori M1. Apple Pencil funksionon disi ndryshe tashmë në këto pajisje. Ipad Pro mund të zbulojë praninë e majës së lapsit deri në 12mm nga sipërfaqja e ekranit.
Versioni 11 inç do të kushtojë $799, ndërkohë që ai 12.9 inç do të nisë nga $1,090.
Apple TV 4K
Versioni i update-uar i Apple TV vjen me një proçesor të ri 50% më të shpejtë dhe mund të zgjidhni midis 2 versioneve, njëri Wi-Fi only me 64GB internal storage dhe atë Wi-Fi + Ethernet. Pajisja vjen gjithashtu me mbështetje për formatin HDR10+, i cili përmirëson cilësinë e imazhit.
Siri Remote që shoqëron Apple TV mund të karikohet nëpërmjet USB-C. Pajisja do të kushtojë $219 dhe porositë për të gjithë produktet kanë nisur nga dita e djeshme.