Apple po përgatitet për të lançuar produkte të reja më 7 maj përmes një eventi online, sipas ftesave të dërguara në media ditën e martë. Eventi i titulluar “Let loose”, do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të Apple në orën 16:00.
Zakonisht këto evente nga Apple zakonisht regjistrohen paraprakisht, dhe nuk janë një transmetim drejtpërsëdrejti. Apple pritet të prezantojë disa iPad të rinj pasi asnjë model i ri nuk u prezantua në 2023.
Grafiku i ftesës përmban Apple Pencil, i cili shoqërohet gjithashtu me 6 dizenjime të ndryshme. Me sa duket Apple do të prezantojë disa përmirësime në tabletët iPad Pro të nivelit të lartë, si dhe një iPad Air më të madh, sipas analistëve dhe raportimeve.
Kompania gjithashtu pritet të prezantojë disa ngjyra të reja për iPhone, Apple Watch dhe aksesorë. Hera e fundit që Apple organizoi një event të tillë gjatë pranverës ishte në mars 2022, ku njoftoi versionin më të fundit të iPad Air, së bashku me gjeneratën e tretë të iPhone SE.
Miliona njerëz ndjekin transmetimin online të eventit të Apple. Së shpejti pritet gjithashtu që kompania të lëshojë njoftime të rëndësishme rreth inteligjencës artificiale, me gjasë në WWDC në qershor.