Autoritetet hollandeze kanë deklaruar se një numër produktesh që reklamohen si “mbrojtës nga rrjeti 5G” janë zbuluar se janë radioaktive.
Produktet Energy Armor, të cilat janë shitur në Hollandë, janë dënuar nga Autoriteti i Sigurisë Nukleare dhe Mbrojtjes nga Rrezatimi (ANVS), pasi ato publikuan një deklaratë ku informonin konsumatorët se produktet emëtojnë rrezatim jonizues që mund të rrezikojë shëndetin e tyre.
ANVS ka deklaruar se ato janë në dijeni të 10 produkteve anti-5G që janë radioaktive, duke përfshirë këtu dizenjot në formën e byzylykëve apo të varëseve për fëmijë dhe maskat e gjumit.
“Nuk mund të përjashtohet tërësisht mundësia se nga mbajtja e këtyre produkteve për një kohë të gjatë mund të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.” tha ANVS në deklaratën e saj.
CDC tregon se ekspozimi ndaj rrezatimeve jonizuese mund të ndikojë në shndërrimin e strukturave qelizore, duke shkaktuar dëme afatgjata, duke përfshirë këtu dhe kancerin.
10 produktet e rrezikshme janë dënuar menjëherë nga shitja, dhe autoritetet hollandeze kanë bërë me dije qytetarët që të mos i përdorin ato dhe t’i vendosin në një çantë të mbyllur larg tyre. Të gjithë këto produkte janë të inspiruar nga teoria konspirative se 5G është e dëmshme për njerëzit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se 5G nuk shfaq asnjë rrezik për njerëzit.