Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale
Tech

ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale

Last updated: 2 Qershor, 2025 6:53 pm
Ndaj
7 Min lexim

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke kofirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor.

I organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), eventi mblodhi gjigantët e teknologjisë nga rajoni e bota, politikëbërësit, investitorët, startup-et dhe ekspertët e sigurisë kibernetike për të diskutuar të ardhmen e inovacionit dhe teknologjisë.

ACT NOW 2025 nisi më 29 maj me një mbrëmje të veçantë rrjetëzimi ku morën pjesë anëtarët e bordit të ACTI-t, partnerët e eventit, folësit dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore. Ky takim ofroi një ambient të qetë për të iniciuar biseda bashkëpunimi, nxitur lidhje të reja përmes rrjetëzimit dhe për të shënuar atmosferën vijuese të bashkëpunimit përgjatë ACT NOW 2025.

Konferenca, ngjarja kryesore e ACT NOW 2025, nisi më 30 maj me fjalët përshëndetëse të z. Ermal Beqiri, Kryetar i Bordit të ACTI-t; znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit; dhe z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja lançoi edhe nismën kombëtare “Albania Future Now”, një iniciativë e re në bashkëpunim me EU4Innovation për të përshpejtuar transformimin digjital dhe zhvillimin e drejtuar nga inovacioni në të gjithë vendin.

Konferenca nisi me fjalime nga znj. Kozeta Garrett, Partnere Globale për Sigurinë Kibernetike në Microsoft, mbi të ardhmen e sigurisë kibernetike në një botë të drejtuar nga inteligjenca artificiale, dhe znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri, e cila theksoi rolin strategjik të bankës në mbështetjen e transformimit të udhëhequr nga teknologjia.

Më pas vijoi paneli mbi “Next-Gen Cybersecurity and Digital Trust”, me pjesëmarrjen e z. Eric Piroux (Entrust), z. Lee Rossey (Simspace), z. Petar Markota (Check Point), znj. Jelena Milosevic (IBM), dhe z. Vladimir Vukovic (Supermicro), i moderuar nga z. Saimir Kapllani nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në mesditë, agjenda u përqendrua në strategjinë kombëtare digjitale. Paneli “Rruga Përpara drejt Shqipërisë Digjitale 2030” përfshiu znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit; znj. Mirlinda Karçanaj; z. Igli Tafa, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike; dhe z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Diskutimi u fokusua te objektivat strategjikë digjitalë të Shqipërisë, Strategjia për Startup-et dhe rëndësia e përputhshmërisë ndërinstitucionale për inovacionin e qëndrueshëm.

Paralelisht nisi edhe sfida “Cyber Drill Challenge”, një garë e shpejtë me skenarë të sigurisë kibernetike që testoi aftësitë e reagimit në kohë reale të profesionistëve, studentëve dhe entuziastëve. Fitues i sfidës u shpall Alvi Skita, i cili mori çmimin “Cyber Drill” për aftësitë e treguara përgjatë kësaj sfide.

Sesioni i pasdites vijoi me një fjalim nga z. Dane Hinic, Menaxher i Qendrës së Ekselencës në IBM, i cili foli mbi “Agentic AI” dhe ndikimin e tij në biznes, qeverisje dhe etikë.

Më pas pati një bisedë të lirë mes anëtarëve të bordit të ACTI-it dhe kompanive anëtare të ACTI-it: z. Andis Papa, CEO në Fastech; z. Gentian Likaj, CEO në Communication Progress; z. Brano Djurovic, CEO në One Albania; z. Kushtrim Shala, CEO në ALBICT; z. Gjergji Mulla, CEO në Helius Systems; dhe z. Bernard Toci, CEO në Synapse. Ata reflektuan mbi sfidat e ekosistemit dhe theksuan nevojën për infrastrukturë më të fortë, investime dhe zhvillim të talenteve.

Fjalimi përmbyllës u mbajt nga z. Onur Koc, Oficeri Rajonal i Teknologjisë për Europën Juglindore në Microsoft. Ai trajtoi temën ““AI with Purpose: Shaping Agentic AI and Microsoft’s Vision”, duke u fokusuar te evolucioni etik i inteligjencës artificiale dhe potenciali i rajonit për të udhëhequr zhvillimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.

Mbrëmja kulmoi me Ceremoninë e Çmimeve ACT NOW 2025 dhe Darkën Gala. Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga z. Ermal Beqiri dhe znj. Delina Ibrahimaj. Më pas, një panel me investitorë ndërkombëtarë diskutoi për fuqizimin e themeluesve të guximshëm në Ballkanin Perëndimor dhe potencialin e investimeve në rajon.

Në panel morën pjesë: Vuk Lau (Silicon Gardens), Maaike Doyer (Epic Angels), Maria Carolina Romero (Business Angel), Eli Zhabevska (South Central Ventures), Keo Sar (Dream VC), dhe Ardian Hoxha (Keiretsu Forum South East Europe), i moderuar nga investitori dhe CEO z. Ravik Mima.

Gjashtë startup-et finaliste prezantuan live për çmimin e madh ACT NOW Grand Prize përpara audiencës dhe një jurisë së përbërë nga: znj. Delina Ibrahimaj, z. Sokol Duma, znj. Mirlinda Karçanaj, z. Igli Tafa, z. Josh Miekley, Human-Centered Strategist; z. Aleksandër Biberaj, Shef i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës; dhe znj. Leonora Kusari, Drejtuese dhe Koordinatore Rajonale BIP, SME F&D në BERZH.

Fituesit e Çmimeve ACT NOW 2025:

  • Youth Prize: LookUp Parking nga Xhurian Shaba u shpërblye me 2,500€, për aplikacionin e tij që lidh shoferët që kërkojnë parkim me persona që kanë hapësira të lira. Aplikacioni krijon një marketplace të thjeshtë e dinamik ku shoferët mund të gjejnë, rezervojnë dhe paguajnë parkimin, ndërsa pronarët mund të vendosin çmimet dhe të gjenerojnë të ardhura.
  • Cyber Drill Prize: Alvi Skita fitoi 2,500€ për performancën e tij të jashtëzakonshme në sfidën Cyber Drill, ku zgjidhi me sukses një seri skenarësh të ndërlikuar në një garë që mblodhi mbi 20 profesionistë dhe entuziastë të sigurisë kibernetike nga i gjithë vendi.
  • Çmimi i Madh ACT NOW Grand Prize (€50,000): InsectIntel, një startup që po transformon mbrojtjen e të korrave në bujqësi përmes kurtheve inteligjente me inteligjencë artificiale dhe analizave në kohë reale. Pajisjet e tyre IoT me energji diellore kapin imazhe insektesh në terren, identifikojnë llojin me modele të trajnimit të veçantë të vizionit kompjuterik dhe njoftojnë menjëherë fermerët.

ACT NOW 2025 ishte më shumë se një samit ishte një deklaratë vizioni. Shqipëria nuk po pret të ardhmen. Ajo po e ndërton atë. Tani.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Çfarë është InsectIntel, startup-i që fitoi 50.000 euro në ACT NOW 2025?
Tjetra Google mund të prezantojë serinë Pixel 10 në 13 gusht

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Prezantohet në Japoni pajisja e parë me shpejtësinë 6G

22 Qershor, 2024
Tech

Tashmë ju mund të telefononi ChatGPT ose t’i dërgoni mesazhe në WhatsApp

20 Dhjetor, 2024
Tech

Navigo me shpejtësi 150 Mbps falë HomeNet nga One Telecommunication

30 Tetor, 2020
Tech

Uplift Albania hap thirrjet për startup-et novatore në Shqipëri

22 Dhjetor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?