Shkencëtarët në MIT, të udhëhequr nga profesor Benedetto Marelli, kanë zhvilluar një teknologji të re për përmirësimin e bujqësisë duke përdorur mikrogjilpëra të bëra nga mëndafshi. Këto gjilpëra të holla injektohen drejtpërdrejt në bimë dhe shpërndajnë lëndë ushqyese si vitamina dhe minerale me saktësi dhe pa dëmtuar mjedisin.
Firbat e mëndafshit janë të biodegradueshëm dhe mjaft të fortë për të depërtuar në bimë pa lënë mbetje të dëmshme. Mikrogjilpërat përmbajnë një hapësirë që lejon lëshimin e ngadaltë të përbërësve aktivë. Ato janë të thjeshta për t’u prodhuar dhe mund të përdoren edhe jashtë laboratorëve të avancuar.
Krahas trajtimit të mangësive ushqyese, si mungesa e hekurit tek domatet, mikrogjilpërat mund të përdoren edhe për biofortifikim, duke futur vitaminë B12 në fruta – një zgjidhje për konsumatorët që ndjekin dieta bimore. Për më tepër, ato mund të analizojnë lëngjet bimore në kohë reale, duke sinjalizuar stresin para se të shfaqen shenja të dukshme.

Teknologjia premton ulje të madhe të përdorimit të pesticideve dhe lëndëve ushqyese, duke i bërë më efikase dhe më pak të dëmshme për mjedisin. Kostoja e prodhimit është e ulët, falë riciklimit të përbërësve dhe pajisjeve të ripërdorshme. Mikrogjilpërat përshtaten mirë me sistemet ekzistuese të bujqësisë inteligjente dhe mund të aplikohen me dronë apo robotë.
Testet pritet të fillojnë së shpejti dhe synojnë të tregojnë nëse përfitimet laboratorike mund të realizohen në kushte reale. Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret në pemë, fidane pyjore apo edhe për mbrojtje ndaj sëmundjeve virale në kultura me vlerë të lartë.