Zenfone 9 është një Android i rrallë që prioritizon madhësinë kompakte në vend të ekranit gjigand apo madhësisë së baterisë. Mirëpo lajmi kryesor me këtë smartphone gjatë këtij viti janë kamerat dhe sistemi i tyre i stabilizimit – në vend që të lëvizë vetëm lentja për të kompensuar lëvizjen e kameras, i gjithë sistemi me lente, sensor dhe përbërësit e tij do të lëvizë për të gjeneruar një pamje sa më të qëndrueshme.
Zenfone 9 vjen me një madhësi ekrani 5.9” OLED 1080 me refresh rate 120Hz dhe fuqizohet nga proçesori më i ri i Qualcomm, Snapdragon 8 Plus Gen 1. Modeli bazë përfshin 8GB RAM dhe 128GB internal storage, dhe është i çertifikuar me rezistencën IP68 ndaj ujit dhe pluhurave.
Bateria ka kapacitet 4,300mAh dhe mbështet karikimin e shpejtë 30W me kabull, ndërkohë që karikimi ëireless nuk është i pranishëm. Megjithatë në këtë smartphone do të gjeni ende një headphone jack!
Do të shikohen vetëm 2 kamera në pjesën e pasme të smartphone-it: ajo kryesore 50MP me stabilizuesin me 6 akse hibrid OIS/EIS dhe poshtë saj ndodhet kamera 12MP ultrawide e cila shërben dhe si kamera makro. Në pjesën e parme është e pranishme kamera selfie 12MP.
Zenfone 9 në Evropë do të kushtojë €799.