Google ka publikuar aksidentalisht një fotografi të shkrepur nga smartphone-i Pixel 5A, i cili nuk është prezantuar ende zyrtarisht. Kjo foto ishte përfshirë në një album të postuar në blog rreth teknologjisë HDR+ Bracketing, e cila tenton të ulë paqartësinë në fotot HDR.
Fotoja e publikuar që vinte nga Pixel 5A është fshirë më pas nga ky album, mirëpo ne arritëm të siguronim disa detaje rreth kamerave. Me sa duket, fotoja është shkrepur nga kamera ultra-wide, gjë që vërteton informacionet e mëparshme se Pixel 5A do të vinte me 2 kamera, një kryesore dhe një ultra-wide.
Rezolucioni listohet gjithashtu si 12.2MP, i cili është shumë i ngjashëm me Pixel 5. Dhe pse kamera ultra-wide në Pixel 5 përdor sensor 16MP, fotot që prodhohen janë 12.2MP. Përderisa kjo fotografi përfshihet në një album fotosh HDR, duket se Pixel 5A do të mbështesë këtë teknologji.
Raportime të tjera tregojnë se ky smartphone do të vijë me proçesorin Snapdragon 765G dhe do të ketë një ekran 6.2 inç OLED me një kamera selfie hole-punch.