Pas disa fotografive të posterave reklamues të bëra leak, Vivo ka prezantuar smartphone-in e parë të palosshëm të kompanisë të quajtur X Fold.
Për të krijuar ekranin e palosshëm, Vivo ka përdorur një shtresë Ultra Thin Glass të prodhuar nga Schott, e cila e bën ekranin më rezistent. Në pjesën e brendshme madhësia e ekranit shkon në 8.03”, ndërkohë që ekrani i jashtëm ka madhësi 6.53”.
Falë mekanizmit të avancuar, kjo pajisje do të mund të qëndrojë e hapur në kënde të ndryshme midis 60 deri në 120 gradë. Vivo tregon se ekrani i pajisjes mund t’i rezistojë 300,000 palosjeve, 100,000 herë më tepër se një Galaxy Z Fold 3.
Vivo X Fold fuqizohet nga proçesori Snapdragon 8 Gen 1 dhe ka bateri me kapacitet 4,600mAh që mund të karikohen me shpejtësi 66W përmes portës USB-C. Të dy ekranet suportojnë refresh rate 120Hz dhe kanë skaner të shenjës së gishtit nën to.
Në pjesën e pasme ka 4 kamera: ajo kryesore 50MP, 48MP ultrawide, 12MP telephoto2x dhe 8MP periscope 5x. Në të dy ekranet ka kamera selfie hole-punch me rezolucion 16MP.
Vivo X Fold do të vijë në 2 modele të ndryshme me 256GB ose 512GB internal storage dhe 12GB RAM. Çmimi do të nisë nga $1,413 dhe do të shkojë në $1,570 për versionin me 512GB internal storage.