Prezantimi global i Xiaomi 13 do të bëhet live në datën 26 shkurt në orën 16:00, kështu që në fundin e kësaj jave ne do të njihemi me të gjitha detajet rreth kësaj pajisje, duke përfshirë këtu dhe çmimin me të cilin do të tregtohet në Spanjë.
Dhe pse kjo seri është prezantuar më parë në Kinë, mundet që me prezantimin e ri për tregun global ditën e dielë të ketë disa surpriza, si përshembull sasia e RAM apo internal storage në këto pajisje. Duke prezantuar këtë pajisje vetëm një ditë para organizimit të MWC në Barcelonë, Xiaomi do t’i japë një mundësi të gjithë personave prezent në këtë eveniment që të shikojnë dhe testojnë serinë e re të smartphone-ve.
Bashkë me prezantimin e smartphone-ve high-end, ne do të njihemi dhe me MIUI14, sistemin e përmirësuar operativ të bazuar në Android 13 që do të jetë i pranishëm në smartphone-t Xiaomi.
Smartphone-t Xiaomi 13 dhe Xiaomi 13 Pro vijnë me proçesorin më të ri në treg, Snapdragon 8 Gen 2, të mbështetur nga 8/12GB RAM dhe deri në 512GB internal storage.
Inovacioni më i rëndësishëm në këtë seri janë kamerat e zhvilluara në bashkëpunim me Leica, për të shkrepur fotografi dhe video tepër cilësore në çfarëdo situate. Për të mësuar më tepër rreth këtyre smartphone-ve, kliko këtu.