Një prototip i prezantuar nga kompania amerikane TCL duket se do të ofrojë një mundësi të re hapje ekrani, ndryshe nga sa kemi parë në versionet e deri tanishme të Samsung, Motorola dhe Huawei.
Sipas kompanisë, një ekran 7-inch mund të krijohet edhe nga hapja horizontalisht e erkanit dytësor i cili “fle” nën atë kryesor kur smartphone është në pozicionin fillestar.
Në këtë mënyrë, TCL duket se rrezikon më pak me pjesët delikate si ekrani dhe paisja që ndihmon në hapjen e tij.
Ky smartphone ishte parashikuar të prezantohej (si prototip) në MWC 2020 me anulimin e të cilit nuk kemi informacione të reja se kur do të mund ta shohim nga afër.