AirDrop është një shërbim që lejon pajisjet Apple të transferojnë foto ose file të ndryshme wireless. Thjeshtësia në përdorim e këtij shërbimi e ka bërë atë mjaft të përdorur, mirëpo kohët e fundit studiuesit kanë zbuluar një problem që lidhet me sigurinë.
Ata zbuluan se proçesi që AirDrop përdor për të gjetur dhe verifikuar një përdorues mund të ekspozojë informacione private. AirDrop përfshin 3 modes: Receiving Off, Contacts Only dhe Everyone. Zakonisht opsioni që përdoret më shumë mes tyre është Contacts Only, e cila nënkupton se vetëm personat që gjenden në listën tuaj të kontakteve mund t’ju dërgojnë foto ose file në pajisjen tuaj.
Mirëpo pajisjet që përdorin opsionin Everyone mund të sulmohen nga të panjohur që gjenden pranë tyre. Agresorët përdorin pikërisht këtë proçes në AirDrop për të përvetësuar informacione private nga viktima, sipas studiuesve në TU Darmstadt. Ata deklarojnë se Apple është njoftuar rreth këtij problemi që në maj të vitit 2019, dhe pavarësisht software updates që erdhën në vijim, ky problem mbetet ende.