Samsung pritet të organizojë eventin e rradhës “Unpacked” në datën 10 gusht, gjë që është bërë e ditur nga leaker-i i njohur Evan Blass. Në fotografinë e publikuar nga Blass në Twitter shikohet data e organizmit të eventit, e shoqëruar nga ajo që duket si Samsung Galaxy Z Flip 4.
**THIS IMAGE HAS BEEN EDITED TO OBFUSCATE CERTAIN DETAIL**
See what I did there? pic.twitter.com/BrH4sT99yU
— Evan Blass (@evleaks) July 18, 2022
Galaxy Z Flip 4 do të jetë vetëm një nga shumë pajisjet që pritet të lançohen gjatë këtij eventi. Samsung me shumë mundësi do të prezantojë dhe Galaxy Z Fold 4, që nuk do të ketë ndryshime madhore për sa i përket dizajnit.
Të tjera pajisje që mund të shikojmë gjatë këtij eventi do të jenë gjenerata e re e orave smart të Samsung, me Samsung Galaxy Watch 5 dheGalaxy Watch 5 Pro. Pamjet e publikuara më herët gjatë këtij muaji konfirmojnë se asnjëra prej këtyre orave nuk do të përfshijë një unazë rrotulluese, që ka qenë prej kohësh një shërbim tepër i preferuar nga përdoruesit.