Xiaomi dhe Leica lajmëruan më herët gjatë kësaj jave se kanë nisur një bashkëpunim afatgjatë, i cili do të sjellë frytet e tij në korrik. Nuk ka asnjë lajmërim zyrtar nga kompanitë se cili do të jetë produkti i parë i këtij bashkëpunimi, por leaks të ndryshëm kanë sugjeruar një emër, dhe ai nuk do të jetë Xiaomi 12 Ultra që pritet të prezantohet së shpejti.
Kjo pajisje do të jetë një version i përforcuar i Xiaomi 12 Pro që u prezantua vetëm 1 muaj më parë.
Bazuar në informacionet e publikuara nga GSMArena, Xiaomi po punon për të sjellë pajisjet e reja Xiaomi 12S dhe 12S Pro. Databaza e IMEI i listoi këto produkte vetëm në tregun kinez prë momentin, por Xiaomi mund t’i prezantojë ato në një moment të dytë në tregun botëror. Në këtë leak tregohet dhe një fotografi e smartphone-it, dhe ne mund të shohim mbishkrimin LEICA në këtë smartphone.
Nga pamjet ne shikojmë se nuk ka një ndryshim madhor nga dizajni i Xiaomi 12 Pro. I vetmi ndryshim qëndron në mbishkrimin 50MP që gjendet në Xiaomi 12 Pro, i cili do të zëvëndësohet nga LEICA. Gjithashtu smartphone-i duket të vijë në një ngjyrë të re të argjendtë.
Ky do të jetë një zhvillim interesant për sa kohë dimë që Xiaomi 12 Pro ka disa kamera mjaft të mira.