Privatësia është një ndër gjërat kryesore në ditët e sotme dhe iOS 14.5 ofron disa shërbime për ta përmirësuar atë, duke u futur në “luftë” me disa kompani të ndryshme ku ndër to gjendet dhe Facebook.
Shumë aplikacione nuk ndjekin vetëm veprimet tuaja brenda tij, por dhe ato jashtë tij. Në këtë mënyrë juve ju shfaqen reklamime në Facebook dhe aplikacione të tjera rreth produkteve që ju keni kërkuar në Amazon ose site të tjera. Pikërisht këtu ndërhyn shërbimi i ri i quajtur App Tracking Transparency.
Pasi ju të instaloni një aplikacion të ri në pajisjen tuaj, një pop-up do t’ju shfaqet duke ju pyetur nëse doni që ky aplikacion të ndjekë kërkimet tuaja.
Nëse ju doni të shihni një listë të aplikacioneve që kanë kërkuar leje për t’ju ndjekur dhe t’i ndryshoni aftësitë e tyre mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme.
- Fillimisht shkoni në aplikacionin Settings dhe aty kërkoni për Privacy
- Brenda kësaj kategorie gjeni Tracking
- Nën “Allow Apps to Request to Track” ju tani do të gjeni një listë të aplikacioneve specifike që kanë kërkuar këto leje. Ju mund ta pranoni ose jo këtë kërkesë për secilin aplikacion që ju dëshironi